“Covid u prodhua në laborator”,CIA bie dakord me raportin e Kongresit për origjinën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Amerikan e Inteligjencës (CIA) duket se është pajtuar me rezultatet e hetimit të një komisioni të Kongresit amerikan, dhe deklaroi se tani, pesë vjet pas pandemisë që gjunjëzoi botën, beson që origjina e Covid 19 është nga një laborator kinez.

Raporti duket nuk është rezultat i një informacioni të ri zbulimi: Ai u përfundua me urdhër të administratës Biden dhe ish-drejtorit të CIA-s, William Burns. Raporti u deklasifikua dhe u publikua sërish tani me urdhër të drejtorit të ri CIA-s John Ratcliffe, i cili bëri betimin të enjten. Agjencia ndan bindjen se tërësia e provave mbështet më shumë origjinën e virusit nga një laborator në Wuhan, dhe nuk beson që ai të ketë qenë produkt natyror. Raportet e mëparshme mbi origjinën e COVID-19 ndaheshin rreth asaj nëse koronavirusi doli nga një laborator kinez, ndoshta gabimisht, apo u shfaq në një treg kafshësh. Ndërsa origjina e virusit mbetet e panjohur, shkencëtarët mendojnë se hipoteza më e mundshme është se ai qarkullonte te lakuriqët e natës përpara se të infektonte një specie tjetër.Vlerësimi i ri nuk ka gjasa t’i jap fund debatit. Në fakt, zyrtarët e inteligjencës thonë se mund të mos zgjidhet kurrë, për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga autoritetet kineze.

CIA “vazhdon të vlerësojë se të dy versionet, si ai që thotë se ishte produkt laboratorit ashtu edhe ai që thotë se virusi ishte produkt mjedisor, mbeten të besueshme”, shkroi agjencia në një deklaratë pas publikimit të raportit të ri. Kina e hodhi poshtë teorinë e daljes së virusit nga një laborator i saj duke e cilësuar të pabazë dhe duke theksuar nevojën për hetim shkencor./k.k

Të fundit

Kreu i KQZ thirrje emigrantëve: Ndiqni manualet në PER para aplikimit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje emigrantëve që të ndjekin videot dhe manualet ndihmëse në platformën...

“Diaspora voton për PD”, Baçi: Protesta e 8 shkurtit do jetë madhështore!

Deputeti i PD Luan Baçi tha se shumica dërrmuese e votave të diasporës janë për të Djathtën. Në një intervistë në News 24, ai...

SPAK në kërkim të diplomës së humbur!

Nga Lutfi Dervishi Në një zhvillim që do t’i bënte xheloz edhe skenaristët e Hollywood-it, SPAK-u ka nisur një hetim epokal mbi një nga misteret...

Elton Ilirjani zbulon surprizën e madhe që e pret Parashqevinë pas daljes nga spitali!

Elton Ilirjani ka zbuluar se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali psikiatrik, pasi iu nënshtrua terapive një muaj më parë. Krahas fotove...

Meloni dhe sukseset e saj: Jo gjithçka që shkëlqen është flori!

Giorgia Meloni ishte e vetmja kryetare shteti e pranishme në inaugurimin e presidencës së Trump. Është e qartë se ajo është pra e “zgjedhura”...

Lajme të tjera

Web TV