Rrethi i Krujës vijon të mbetet një vatër aktive sa i përket rasteve të reja me koronavirus. Dy persona në Krujë dhe një në Fushë-Krujë janë konfirmuar sot se janë mbartës të COVID-19.
Kjo e çon në 72 numrin e rasteve aktive në Krujë, duke u renditur e dyta në Shqipëri pas Tiranës, e cila ka 98 raste aktive.
Kruja u kthye në vatër të koronavirusit për shkak të përhapjes në fasoneritë e kësaj zone. Fasoneritë ishin një prej bizneseve që nuk u mbyllën në asnjë moment gjatë fazave të izolimit, edhe pse shumë kompani nuk mund të respektonin masat e duhura të distancimit fizik.
835 shkon numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri, por ky numër pritet të rritet gjatë mesditës kur Ministria e Shëndetësisë të bëjë raportimin e plotë.