Gafë e lojtarit të Barcelonës në konferencë: “Gasperini? Cili lojtar është ky?”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alejandro Balde, talenti i ri i Barcelonës, ishte ai i cili u shfaq në konferencë për mediat përkrah trajnerit Hansi Flick, për të folur për ndeshjen ndaj Atalantës në Ligën e Kampioneve. Por ai u bë protagonist i një gafe të pazakontë rreth trajnerit të ekipit kundërshtar, Gian Piero Gasperini, të cilin me sa duket nuk e njeh absolutisht.

Një gazetar italian e pyeti mbrojtësin se çfarë mendimi kishte për lojën nga krahët që bënte Gasperini me ekipin e tij. “Për cilin lojtar flisnit?”, u përgjigj futbollisti spanjoll. Ky ia përmendën përsëri emrin, ai dëgjohet të thotë “Po kush është Gasperini?”.

“Nuk ia kam idenë për kë po flisni. Cilin lojtar?”, vijoi ai, mes të qeshrave në sallë, ndërsa më pas pyeti direkt gazetarët: “Kush është?”. Kur ia shpjeguan se ishte trajner i Atalantës, ai pranoi hapur: “Sinqerisht nuk e njoh, nuk di çfarë të them, nuk e njoh”, tha ai për trajnerin e skuadrës që kishte fituar Ligën e Europës në edicionin e kaluar./ D.C

Të fundit

Një nga plazhet më të famshme në botë nuk është më i aksesueshëm nga toka

Plazhi i famshëm i Kuq në Santorini u mbyll për shkak të rrëshqitjes së dheut të ndodhur dy ditë...

Dy bonuse për pensionistët, sa do të përfitojnë këtë muaj

Kryeministri Edi Rama u shpreh se bonuset për pensionistët do të vazhdojnë dhe ata do të marrin pjesë në shpërndarjen e fryteve të rritjes...

Mobilieritë shqiptare eksport në tregun europian/ Balluku: Sipërmarrje impresionuese

Zëvendëskryeministrja, njëherës ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, viziton një sipërmarrje mobilerie në zonën e Çermës. Kjo mobilieri prej gati 5 vitesh operon...

PD, është kthyer në “SPAK”

Nga Artur Ajazi Një parti e kthyer totalisht në strukturë hetimore, ka humbur plotësisht ndikimin e misionit të saj në elektorat. Kjo ka ndodhur me...

Në betejën e Berishës me PD-në, ka “rënë dëshmorë” gjysma e elektoratit të Partisë

Nga Mero Baze Berisha e ka demoralizuar dhe zhgënjyer gjysmën e elektoratit të PD-së të vitit 2021. Sondazhi i Eurobarometrit, publikuar dje nga Euronews Albania,...

Lajme të tjera

Web TV