Basha pret Ali Ahmetin: Koordinimi i faktorit shqiptar, jetik për stabilitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku diskutuan mbi situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe rajon.

Basha vlerësoi rolin e Ahmetit në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ai theksoi rreziqet që kërcënojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ndikimet serbo-ruse, duke kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si garanci për paqen dhe bashkëjetesën ndëretnike.

“Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal,” tha Basha, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të faktorit shqiptar në mbrojtjen e interesave kombëtare.

Postimi i plotë i Bashës:

Kisha kënaqësinë të prisja Kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, një personalitet me kontribut të shquar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe me një rol kyç në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO dhe avancimin drejt integrimit europian. Diskutuam për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe rajon.

Duke u ndalur tek zhvillimet gjeopolitike, lufta në Ukrainë dhe kërcënimet ndaj sigurisë së Europës, administratën e re në SHBA dhe një rikonfigurim të lidershipit në BE vende të ndryshme të unionit, theksuam domosdoshmërinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të faktorit shqiptar për mbrojtjen dhe avancimin e interesave kombëtare në rajon. Dëgjova me vëmendje shqetësimet e zotit Ahmeti lidhur me rreziqet që i kanosen të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet për ta shndërruar vendin në një satelit të interesave serbo-ruse përmes agjentëve të tyre, të cilët aktualisht mbajnë pozita të larta në kabinetin qeveritar.

Çdo cënim i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit mbetet e vetmja garanci për bashkëjetesë ndëretnike dhe rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Të drejtat e shqiptarëve janë fituar me sakrifica të mëdha dhe gjaku i derdhur për to nuk mund të nëpërkëmbet nga askush. Popujt e rajonit duhet të ndërtojnë të ardhmen mbi baza të bashkëjetesës dhe respektit reciprok, duke shmangur kthimin pas në konflikte dhe ndasitë e të shkuarës./kb

Të fundit

Shehi akuza PS-PD: Po përçani emigrantët, ndaleni fushatën në Diasporë

Kryetari i LZHK, deputeti Dashamir Shehi, u ka bërë thirrje partive politike që të ndalin fushatën që po zhvillojnë...

Ardit Çuni në krah të Veliajt: Ke mbështetjen e gjithë atyre që e duan Tiranën

Këngëtari dhe producenti i njohur Ardit Çuni ka dalë në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një mesazh në rrjete sociale, Çuni shprehet se Veliaj...

Rama për BIRN: Veliaj do të qëndrojë në detyrë, ndalimi i tij në shkelje të standardeve

Në një reagim për rrjetin e gazetarëve BIRN, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës, duke deklaruar se Erion Veliaj...

‘Më trajtuan si të isha Escobari’, Radja Nainggolan pas arrestimit: Përvojë e çuditshme

U dyshua si pjesëtar i një grupi që transportonin kokainë nga Amerika Latine për në Belgjikë dhe u vendos pas hekurave. Bëhet fjalë për...

Erion Veliajt i grisën kontratën

Lorenc Vangjeli Një prokuror i SPAK-ut dhe një gjykatës i GJKKO-së grisën papritur një kontatë shërbimi që qytetarët e Tiranës kishin firmosur dy vjet më...

Lajme të tjera

Web TV