Misioni i Perëndisë në Shqipëri: Kryepiskopi Anastas dhe Ringjallja e Kishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Arben Pandi Cici

Sot përcillet për në banesën e tij të fundit Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi.

Sot besimtarët ortodoksë të Shqipërisë, me peshën e dhimbjes së madhe në zemër, do të shoqërojnë Kryebariun e tyre të dashur drejt prehjes së tij të përjetëshme.

Sot ortodoksia është në zi, sepse nuk do ta ketë më për-së-gjalli Kryepishkopin Anastas, zërin e tij kumbues, fjalën e tij të gjallë dhe ndriçimin ëngjëllor që falte për të gjithë.

Po, nga sot, nuk do ta kemi për-së-gjalli Kryepishkopin Anastas; nuk do ta shikojmë atë mes nesh, por ngado do të shikojmë e do të ndjejmë trashëgiminë e tij; veprat e prekshme dhe të paprekshme, punët e Perëndisë dhe të njeriut që Ai na dërgoi, por mbi të gjitha dashurinë e Perëndisë.

Kryepishkopi Anastas zbriti si një Engjëll në Shqipërinë e përçudnuar fizikisht dhe shpirtërish nga komunizmi, Ai gjeti një popullatë të përgjumur nga opiumi komunist dhe në një letargji të frikshme, të helmuar nga ateizmi ideologjik i diktaturës së proletariatit, një shoqëri larg, shumë larg dashurisë dhe besimit të Perëndisë.

Ai zbriti si një Engjëll në Shqipërinë, e gërmadhave, të shkatërrimit deri në themele të kishave, në një shoqëri që kishte marrë me gurë njerëzit e Perëndisë dhe kishte vrarë e persekutuar të gjithë ata që kishin guxuar të mendonin se nuk ka vetëm parti por edhe Perëndi, një shoqëri në humnerën e padisë së besimit, të shkatërrimit shpirtëror dhe të mohimit të vlerave njerëzore, familjare dhe sociale.

Ai zbriti si një Engjëll me pishtarin e Prëndisë në dorë, në mes të errësirës për të shpërndarë dritën dhe fjalën e Perëndisë, për të çliruar shpirtrat nga zgjedha e mëkatit dhe e urrejtjes, për t’u dhënë atyre dashurinë, mirësinë, fjalën e Perëndisë dhe për t’u ndriçuar me guxim udhën drejt lirisë dhe të së vërtetës.

Ai erdhi tek ne me misionin apostolik të Kryebariut tonë shpirtëror dhe ashtu si engjëll fluturoi për fjetjen në Zotin, për të na lënë barën e rëndë të trashëgimisë së tij, atë të ndjekjes së udhës e gjurmëve të Tij, të ruajtjes së veprës së Tij dhe të pasurimit e përjetësimit të kujtimit të Tij.

Kryepiskopi Anastas ishte Misionar i shpritit dhe i veprës së Perëndisë. Ai ju bind fjalës së Perëndisë dhe emëri i Tij u bë i dashur dhe i respektuar jo vetëm brenda Kishës Orthodhokse në Shqipëri dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë por dhe në mbarë Kishat e tjera Orthodhokse kudo në botë, dhe më tej.

Kryepishkopi Anastas, mësues i ditur, i mençur, i urtë, personalitet dhe intelektual i papërsëritshëm, teolog e filozof, erudit, mendimtar e dijetar i shquar, akademik me vlera botërore, një emër i madh, një individ i veçantë, një figurë e shquar tregoi dashuri, devotshmëri, përkushtim dhe vendosmëri të palëkundur, të pathyeshme, të paepur e titanike për të bërë atë që nuk mund ta bënte askush në Shqipërinë tonë të dashur, të pas-viteve të errësirës komuniste dhe që nuk e kishte bërë askush më parë, në historinë tonë.

Lexo edhe :  Shqiptarëve iu duhet një kryeministër që i kupton!

Ai nuk u lodh asnjëherë të ndihmonte në forcimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare dhe raporteve e dialogut mes besimeve dhe komuniteteve fetare si dhe përhapjen e frymës së dashurisë, paqes dhe pajtimit, duke shmangur urrejtjen, duke promovuar faljen dhe respektin për të gjithë, pa marrë parasysh besimin, etninë apo statusin shoqëror.

Angazhimi i Tij për forcimin e autoqefalisë së Kishës Orthodhokse në Shqipëri, përmes ndihmës në krijimin e një hierarkie kishtare të fortë dhe mbështetjes së klerikëve të arsimuar është i jashtëzakonshëm, shumë i vyer dhe i pakthyeshëm, por mbi të gjitha Ai ka ndikoi thellësisht në rritjen e prestigjit të Kishës dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Duke qenë një lider i shquar dhe i respektuar në mbarë botën e krishterë, Kryepishkopi Anastas dhe vepra e tij na lë mesazhin e fuqishëm për të respektuar dinjitetin e çdo njeriu dhe për të ndihmuar në bashkimin e komunitetit orthodhoks dhe ndërkombëtar, larg ndikimeve dhe ndërhyrjeve të qëllimshme politike.

Jeta e tij është një shembull i angazhimit të palodhur për Perëndinë dhe njerëzimin, një binom i fortë dhe i palëkundur që pati një ndikim të thellë teologjik dhe praktikal brenda komunitetit ortodoks dhe në shoqërinë tonë.  Personaliteti i tij do të jetojë shumë përtej kohës së tij. Përmes jetës do të përjetësohet vepra dhe kujtimi i tij.

Kemi detyrimin e madh ta kujtojmë gjithmonë me mirënjohje të thellë  Kryepiskopin Anastas për përkushtimin e tij të paepur dhe veprën e jashtëzakonshëm që ka lënë në Kishën Orthodhokse dhe shoqërinë shqiptare. Mungesa e tij do të ndihet gjithnjë më fort me kalimin e kohës ashtu siccccc edhe do të vlerësohet më shumë trashëgimia e tij, si një një dritë udhëzuese për brezat që vijnë. Ai ka lënë një gjurmë të thellë dhe një udhë për t’u ndjekur  që do të jetojë përjetësisht, si një simbol i njeriut të Perëndisë, besimit, dashurisë dhe unitetit mes nesh.

Këmbanat e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë do të bien sot për të përcjellë, me shumë dhimbje, drejt banesës së tij të përjetësisë Kryepiskopin e dashur Anastas, shqiptarin e mirë që jetën e tij ja përkushtoi Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, komunitetit ortodoks, Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV