Asnjë nuk preket

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Të gjithë kujtuan (sidomos në PD) se, “ja Trump ja preu fondet, tani SPAK dështoi”. Apo dhe hamendësi të tjera idiote të këtij lloji si “Trump i preu fondet qeverisë, iku Rama”. Nga vendimi i Trump, nuk preket as SPAK, dhe as qeveria Rama. Asnjë lëkundje nuk ndodh. Asnjë pengesë nuk ka qeveria dhe kryeministri Rama për të përmbushur premtimet, vendimet, dhe misionin e nisur. Shqipëria 2025-2030, i takon qeverisjes Edi Rama. Kjo nuk ka asnjë diskutim, edhe pse në PD kanë nisur “festën”, pasi u njohën me vendimin e zotit Trump, dhe sidomos pas intervistës 3 orëshe të azilkërkuesit Arben Ahmetaj. Ekzaltimi i demokratëve pas vendimit të Trump, duket se e ka burimin tek interpretimi i tij nga Berisha dhe kori i “solistëve”, që mundohen ta paraqesin situatën pas dates 20 Janar si “avantazh për rikthimin e PD në pushtet”. Logjikvogëlit dhe amatorët e politikës sotme, e barazojnë vehten me Trumpin dhe stafin e tij, të cilat nuk ngjasojnë aspak me Berishën dhe “solistët” e tij. Të bësh betejë elektorale dhe politikë sfiduese në vitin 2025, do të thotë të kesh perfeksionuar vehten si aktor prefencial i skenës politike në vendin tënd. Ata që ka zyrave të selisë Berisha, nuk e kanë idenë fare se ç’ndodh sot në botë, aq më tepër në SHBA. Atyre u serviret një pasazh i fjalimeve të zotit Trump, i përkthyer dhe komentuar nga Berisha, u serviret edhe një vendim rutinë i kreut të 47 të Shtëpisë Bardhë mbi “rishikimin e financimeve amerikane në botë”, dhe ata janë gati ti thonë “ok” vullnetit të kryetarit. Asnjë institucion nuk preket, asnjë institucion nuk ndal veprimtarinë e tij ligjzbatuese në Shqipëri nga ndërprerja e përkohshme e ndihmave financiare amerikane. Aq më tepër SPAK-u, kjo structure e posaçme e ngritur me “bekimin” e SHBA. Vendimi nuk specifikon asgjë lidhur me SPAK-un. Nuk ka logjikë politike dhe financiare të hamendësojë, dhe aq më tepër të mbështesë deklaratat e opozitës për “stopim të SPAK”. Vendimi i zotit Trump, nuk prish aspak normalitetin e punës në strukturat qeveritare, dhe për rrjedhojë as në SPAK. Ai vendim me afat 90 ditor, është thjesht një praktikë e njohur, e çdo presidenti të SHBA, për tu njohur me situatën në çdo sferë të drejtimit të shtetit më të madh në botë. Kush mban shpresë tek vendimet e zotit Trump, dhe mashtron vehten se “Edi Rama e ka pisk punën këtej e tutje”, do të zhgënjehet pas 11 Majit, kur fitorja e Partisë Socialiste të shpallet nga KQZ-ja, e ndikuar fort edhe nga votat e diasporës.

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV