Njihuni me shtetin e vetëm në botë që ndryshon flamurin në rast lufte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filipinet janë një shtet me një veçori që i dallon nga vendet e tjera të botës, dhe kjo veçori nuk ka të bëjë me klimën ose aspekte të tjera shoqërore, ekonomike apo politike, por me simbolin e vet kombëtar, flamurin.

Të gjithë ngjyrat e flamurit të Filipineve kanë një kuptim të veçantë që përfaqësojnë aspekte të rëndësishme të historisë dhe identitetit të këtij vendi, dikur koloni spanjolle. Bluja simbolizon unitetin kombëtar dhe idealet e vendit, e kuqja përfaqëson gjakun, guximin dhe kurajën e atyre që luftuan për pavarësinë e Filipineve, ndërsa e bardha simbolizon pastërtinë dhe paqen.

Njihuni me shtetin e vetëm në botë që ndryshon flamurin

Flamuri i Filipineve në kohë paqeje

Një veçori interesante e flamurit të Filipineve është se ka dy versione: një me ngjyrat siç janë dhe një tjetër me ngjyrat të përmbysura. Kur flamuri ka ngjyrën e kuqe në pjesën e sipërme, përdoret gjatë periudhave të luftës. Në të dyja versionet, tre yjet e flamurit përfaqësojnë tre ishujt kryesorë të Filipineve: Luzon, Visajet dhe Mindanao, ndërsa tetë rrezet më të trasha të diellit përfaqësojnë tetë provincat që ishin të parat që u rebeluan kundër sundimit spanjoll.

Njihuni me shtetin e vetëm në botë që ndryshon flamurin

Flamuri i Filipineve në kohë lufte

Përveç flamurit të Filipineve, shumë flamuj të tjerë kanë veçori interesante. Për shembull, flamuri i Paraguajit është i vetmi flamur në botë që ka një dizajn të ndryshëm në anën e përparme dhe atë të pasme. Flamuri i Mozambikut është gjithashtu i veçantë, pasi përmban një imazh të një arme AK-47, që është flamuri i vetëm në botë me një armë moderne./e.t

Të fundit

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Gazetari pyet ChatGpt sa mandate merr PD, PS dhe partitë e reja? Ja rezultatet

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku ka folur rreth zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri...

Fiorentina ul me “kembë në tokë” Interin, zikaltërit shkojnë në -3 pikë nga Napoli

Fiorentina tronditur Interin në ndeshjen e prapambetur të javës së 14-të të Serisë A. Skuadra “vjollcë”, triumfoi me rezultatin 3 me 0, duke i...

Lajme të tjera

Web TV