I dërguari special i Trump: Mund te duhen deri në 15 vite për rindërtimin e Gazës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund të duhen 10 dëri nw 15 vjet për të rindërtuar Rripin e Gazës , pasi nuk ka mbetur pothuajse asgjë, tha i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump në një intervistë për agjencinë e lajmeve Axios.

Steve Witkoff, i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme, e dha këtë intervistë pasi përfundoi turneun e tij në rajon sot, e enjten 30 janar.

“Njerëzit po lëvizin në veri për t’u kthyer në shtëpitë e tyre dhe për të parë se çfarë ndodhi dhe ata kthehen dhe largohen… nuk ka ujë, nuk ka energji elektrike”, tha Witkoff.

Tetë pengje të tjerë të mbajtur nga Hamasi në Gaza u liruan sot mes skenave kaotike si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.

Tre izraelitë dhe pesë shtetas tajlandezë iu dorëzuan Kryqit të Kuq nga Hamasi përpara se të transferoheshin te forcat izraelite dhe të dërgoheshin në Izrael, raporton BBC.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka vendosur që 110 palestinezët do të lirohen pas “lirimit të sigurt” të pengjeve, pas lirimit të tyre kaotik në Gazë.

Ky është lirimi i tretë i pengjeve që kur hyri në fuqi marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit më herët gjatë këtij muaji.

Marrëveshja për armëpushim ka në qendër përfundimin e luftimeve, që nisën më 7 tetor 2023 mes Izraelit dhe Hamasit, dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi, por edhe qindra palestinezëve të burgosur në Izrael.

Sipas marrëveshjes, qindra mijëra palestinezë po ashtu janë kthyer në veri të Gazës në tre ditët e fundit.

Të fundit

Trump pezulloi fondet/ OJF-të në Shqipër nisin largimet nga puna të punonjësve!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” në News24 Alban Duraj, i cili ka trajtuar rastet e ndërprerjeve...

Fushata zgjedhore drejt fundit, partitë politike mbajnë tubimet përmbyllëse

Fushatës zgjedhore në Kosovë po i vjen fundi. Partitë politike për rreth një muaj shpalosën para qytetarëve programet qeverisëse, e kjo fushatë u karakterizua...

Statistikat/ 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri mezi shkruan dhe lexon!

Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një pjesë tjetër 35.2% vlerësohet se kishte njohuri mesatare...

Tjetër tërmet i fortë në Santorini, lëkundjet ndjehen edhe në Atikë

Santorini vijon të mbetet “nën pushtetin” e tërmeteve. Vendi prej javësh është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme. Mëngjesin e sotëm një tjetër tërmet është regjistruar...

Marrëveshja për Kongresin Botëror të Ligjit/ Rama në Spanjë, pritet nga Mbreti Felipe VI

Ashtu siç edhe njoftoi ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Madrit, ku do të nënshkruajë marrëveshjen në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV