Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej 25 për qind për importet nga Meksika dhe Kanadaja, duke përsëritur paralajmërimin e tij për dy vendet që janë partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara.
“Ne do të shpallim tarifa për Kanadanë dhe Meksikën për një sërë arsyesh”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se “ato mund të rriten ose jo me kalimin e kohës”.
Ky vendim ishte dhe një nga premtimet elektorale të tij gjatë fushatës zgjedhore presidenciale më 5 Nëntor.
“Kina do të përfundojë gjithashtu duke paguar tarifa, dhe ajo duhet të ndalojë dërgimin e fentanilit në vendin tonë dhe vrasjen e njerëzve tanë”, u tha presidenti gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, informon “La Repubblica”./kb