Rama citon Aristotelin: Një shtet i qëndrueshëm është kur njerëzit janë të barabartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha morën pjesë në prezantimin e anketimit për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit.

“Është një arsye e rëndësishme kjo e sotmja, për të ndarë disa mendime. I vetmi shtet i qëndrueshëm është ai në të cilin njerëzit janë të barabartë përpara ligjit, thotë Aristoteli.

Nga njëra anë na është konfirmuar nga çelja e negociatave me BE-në, të cilat nuk janë asnjë dhuratë dhe asnjë vendimmarrje e thjeshtë politike, por janë një konstatim i progresit të bërë në radhë të parë të qenit të barabartë përpara ligjit dhe nga ana tjetër, na vendos përballë sfidës së vazhdueshme të atij niveli barazie, që rrit qëndrueshmërinë e lirisë individuale dhe të sundimit të ligjit.

Sot unë erdha këtu sepse së pari, këshilli i sigurisë në komunitet meriton një interes të veçantë, që policia nuk është vetëm një shërbim publik, por i shumë faktorëve. Duke nisur në radhë të parë, nga çdo prind i kësaj Republike, qytetarët janë baza e sigurisë”, tha ndër të tjera Rama./kb

Të fundit

Kërcënimet e Donald Trump, Kanadaja thotë se do t’i përgjigjet ashpër

Kanadaja do të përgjigjet menjëherë me një sërë kundërmasash të forta nëse presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon kërcënimet për...

I mori makinën një personi dhe nuk ia ktheu më, shpallet në kërkim 32-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Sh. Xh., 32...

Janar-gusht 2024, cilat ishin institucionet me performancën më të dobët me shpenzimet

Raportet zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se realizimin më të ulët të investimeve e ka Ministria e Ekonomisë, ndërsa më të mirë ajo...

Shtohen operacionet për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm, 100 të arrestuar në Çikago

Organet federale të zbatimit të ligjit i kanë shtuar operacionet për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në disa qytete amerikane si pjesë e premtimit...

Themeluesi i Playboy pagoi 75 mijë dollarë për t’u varrosur pranë Marilyn Monroe

Pavarësisht se nuk e takoi kurrë personalisht, Hugh Hefner zgjodhi që 25 vjet para vdekjes së tij të prenotonte një varr pranë Marilyn Monroe, duke shkaktuar...

Lajme të tjera

Web TV