Ndahet dosja e inceneratorit të Tiranës,GJKKO vendos gjykim të zakonshëm për të akuzuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANE- Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e katër të pandehurve të inceneratorit të Tiranës Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi për tu gjykuar me procedurën e zakonshme si dhe për ndarjen e çështjes nga pjesa tjetër.

Gjyqtarja Elsa Ulliri gjithashtu pranoi kërkesën e 8 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar. Konkretisht të ish ministrit të mjedisit Lefter Koka, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj.

Në seancën e ardhshme, pritet që prokurori Dritan Prencci të japë konkluzionet për 8 të pandehurit, ndërkohë që për katër të tjerët do vijojë gjykimi.

Dosja e inceneratorit të Tiranës kaloi për gjykim në datë 13 dhjetor të vitit 2024. Në datë 2 gusht, Prokuroria e Posaccme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Për inceneratorin e Tiranës, ish deputeti socialist Alqi Bllako njëherësh sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit është ndarë më vete. Kjo për shkak se, Bllako akuzohet për një tjetër vepër penale, atë të korrupsionit.

Çështja ndaj tij është në fazën e dhënies së konkluzioneve nga ana e prokurorisë./k.k

Të fundit

U shkallmua një godinë e kalbur, por kalbësira mbeti

Nga Ilir Yzeiri Personalisht jam prej tatyre që nuk kam qenë tërësisht entuziast për SPAK. E kam çmuar shkallmimin e Godinës...

“Urgjencat plot”, psikologia ngre alarmin: Rinia më e shënjestruara nga ankthi dhe ataku

Mëngjesin e kësaj të mërkure në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishte e ftuar psikologia Arjana Rreli. Ajo u ndal në...

Vetëkënaqësia apo diçka tjetër po e dëmton SPAK-un?

Nga ARTUR  AJAZI Shqipëria mbetet i vetmi vend në botë ndoshta, ku mbi95 per qind e masave të sigurisë të kërkuara ngaprokuroritë dhe gjykatat, janë...

Kryesia e PD merr vendimin, zbardhet data kur do të mbahen Primaret

Në 1 mars, Partia Demokratike, do të zhvillojë primaret. Kryesia e PD-së, (mbledhur të martën), ka vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve...

Nuk heshtim më përballë shkeljeve, republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën

Nga Edi Rama  *Fjala e plotë e kryeministrit, njëherazi kryesocialisti, në mbledhjen e grupit të në dëgjesën e Grupit Parlamentar të PS me kërkesë të...

Lajme të tjera

Web TV