Manastirliu: Ja kur do të hapet transporti urban

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë i’u përgjigj disa shqetësimeve të qytetarëve në një lidhje me ‘Skype’ për ‘News24’.

Sa i takon fashës së orareve të lëvizjes, ministrja Manastirliu tha se po diskutohet me ekspertët mundësia e zgjerimit të lëvizjes dhe aktivitetit.
Ndërsa për transportit urban, Manastirliu u shpreh se është me risk shumë të lartë, por po hartohen protokolle me ekspertë për të pasur një vlerësim se kur mund të kemi hapje të tij.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Pse jemi më të rrezikuar pas këtij orari?

Manastirliu: Fasha orare është propozuar nga ekspertët për të minimizuar kontaktet, por po diskutohet që të zgjerohet. Pasi të kemi vlerësimin dy javor, atëherë do të kemi mundësinë edhe për të zgjeruar fashën orare të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitete të tjera.

Pyetje: Kur do të hapet transporti urban?

Manastirliu: Është shqetësim edhe për ne, pasi transporti urban është me risk më të lartë. Po hartojmë protokolle me ekspertë dhe shumë shpejt do të kemi një vlerësim dhe për hapjen e transportit urban në vend.

Pyetje: Kur baret të hapen, do jemi të kushtëzuar me orare?

Manastirliu: Më 18 maj do të hapen bare dhe restorante vetëm në hapësirat e jashtme. Patjetër që do të ketë një rivlerësim edhe për fashën orare, por kjo do të bëhet sipas zonave të kuqe e të gjelbra. Pas vlerësimit, do të shohim si do të zhvillohet ky aktivitet.

Pyetje: Pse kjo qasje ndaj futbollit, sikur është lënë vetëm në këtë betejë?

Manastirliu: Nuk është asnjë vetëm në këtë betejë, të gjithë jemi bashkë. Sot kanë nisur diskutimet me FSHF dhe do të shohim mundësinë e hapjes së akvititeteve sportive.

Lexo edhe :  ‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Pyetje: Analizat serologjike, si po shkon puna me to, kur do të shtrihen përtej personelit mjekësor?

Manastirliu: Ka filluar analiza në QSUT, jemi fokusuar te personeli mjekësor. Kjo është një fazë e parë. Sot kemi pas edhe një deklarim të rezultateve të para të këtij testimi, ku përvecse janë vlerësuar rreth 440 personel mjekësor dhe janë testuar edhe pacientë, e rëndësishme është se rezultatet paraprake nuk janë finale. Do duhet një diskutim më i gjerë për të dhënë rezultatet. Duhet zgjeruar baza e testimit te personeli i shëndetësisë, dhe më pas në popullatë.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV