Shkencëtarët italianë: Kemi gjetur vaksinën anti-covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëncëtarët italianë thonë se po zhvillojnë vaksinën e parë që mund të vrasë koronavirusin. Kërkuesit thonë se ata e kanë zhvilluar vaksinën dhe planifikojnë të nisin testimet tek njeriu në vjeshtë, pasi fillimisht ajo u testua tek minjtë.

Shkencëtarët kanë injektuar tek kafshët virusin dhe zbuluan se me këtë vaksinë të re janë në gjendje të prodhojnë anti-trupa, që bllokojnë augtomatikisht virusin, në mënyrë që të mos infektojë qeliza njerëzore. Luigi Aurisicchio, shefi ekzekutiv në krye të “Takis Biotech”, që drejton prodhimin e vaksinës tha: “Deri më tani jemi të parët në botë që kemi arritur të provojmë neutralizimin e koronavirusit përmes një vaksine”.

Gjithsesi akademikët dhe shkencëtarët thonë se do të suprizohen nqs asnjë nga vaksinat e tjera të zhvilluara do të shfaqe të njëjtin reaksion, si kjo vaksinë. Ekspertët nga Universiteti i Oxfordit kanë nisur ndërohë të testojnë vaksina të mundshme tek njerzit në Britaninë e Madhe dhe planifikojnë të kenë miliona kampione gati deri në fillimit të muajit qershor. Kërkuesit italianë kanë krahasuar një dozë me 5 vaksina të ndryshme mbi minjtë në spitalin “Spallanzani” të Romës. Të gjitha vaksinat kanë ADN në përbërje të tyre, që përfshin injektimin e një sasie të vogël kodi të klonuar gjentikisht nga virusi, drejt trupit.

Kjo metodë funksionin njësoj si në trupin e një njeriu që është infektuar me koronavirus dhe trupi krijon menjëherë përmes kësaj vaksine, një mekanizëm vetë-mbrojtës. Kërkuesit zbuluan gjithashtu se secila vaksinë nga 5 të testuara, prodhon një përgjigje jashtëzakonisht të fortë anti-trupore, kundrejt virusit, brenda 14 ditëve./Fjala.al/Burimi: The Sun

Të fundit

Rama shkon në Bashkinë e Tiranës, takon drejtorët dhe nënkryetarët

Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite Bashkinë e Tiranës për të zhvilluar një takim me drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe...

Banda e Niklës që vidhte VIP-at! Çmontohet grupi në Francë

Policia franceze ka çmontuar një bandë kriminale shqiptare, që kishte kryer rreth 50 grabitje në vilat dhe rezidencat e personazheve publikë, si futbollistë, pilotë...

Emetimet e gazeve serrë mund të kërcënojnë funksionimin e satelitëve

Rritja e niveleve të emetimeve antropogjene të gazeve serrë në atmosferë mund të zvogëlojë numrin total të satelitëve që mund të orbitohen në mënyrë...

Muskujt artificialë pritet të heqin dridhjet e Parkinsonit

Dridhjet të shkaktuara nga Parkinsoni mund të eliminohen duke aplikuar aktuatorë të lehtë dhe të heshtur në gjymtyrët që veprojnë si muskuj artificialë, sipas...

Aktori i njohur amerikan, Simon Fisher Becker ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare

Aktori Simon Fisher-Becker, i njohur më së shumti për rolet e tij në “Harry Potter” dhe “Doctor Who”, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. Vdekja...

Lajme të tjera

Web TV