Këto janë 10 të vërtetat për koronavirusin, më e keqja s’ka…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i Qendrës së Parandalimit për Parandalimin dhe Kontrollit të Sëmundjeve Tom Frieden ka renditur 120 të vërteta për koronavirusin.

Në 30 vjet të punës sime në fushën e shëndetësisë,  nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Kjo është e frikshme”, u shpreh ai për CNN, ndërsa listoi edhe 10 të vërtetat sipas tij, për koronavirusin.

  1. Situata është shumë e keqe në New York

Në New York po vdesin dy herë më shumë njerëz në ditë sesa në ditët tjera normale. New Yorku ka numrin më të madh të rasteve me koronavirus se çdo shtet tjetër.

  1. Ky është vetëm fillimi

Koronavirusi po duket shumë i tmerrshëm. Por kjo është vetëm faza e fillimit dhe më keqja s’ka ardhur. Studimet e fundit tregojnë se koronavirusi do të zgjasë deri në dy vjet, dhe situata mund të degradojë.

  1. Të dhënat, arma e fuqishme kundër virusit

Të dhënat e përdorura për të studiuar koronavirusin mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

  1. Koronavirusi duhet të parandalohet

Shtetet po planifikojnë të lehtësojnë masat, duke i ekspozuar njerëzit ndaj rrezikut të koronavirusit. Kjo është arsyeja pse ne duhet të frenohet edhe kur kurba është e drejtë.

  1. Duhet të gjetur një ekuilibër

Instituti i Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit ka publikuar studim që sugjeron se 134,000 amerikanë mund të vdesin deri në gusht. Një raport i brendshëm, nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuloi se numri i  vdekjeve mund të arrijë në 3.000 deri në 1 qershor.

  1. Duhen mbrojtur mjekët

“Ne duhet të mbrojmë mjekët dhe personelin mjekësor, heronjtë e kësaj lufte”, tha Frieden. Sipas vlerësimeve të CDC, më shumë se 9,200 punëtorë të kujdesit shëndetësor janë të infektuar me koronavirus.

  1. Mbroni grupet më të rrezikuara
Lexo edhe :  Një viktimë dhe disa të shtruar në spital! Fajin e ka... brokoli!

Njerëzit me sistemin e dobët imunitar dhe me sëmundjet të lidhura me astmën, sëmundjen e zemrës, presionin e lartë të gjakut ose diabetin janë më të rrezikuarit.

  1. Qeveritë dhe bizneset duhet të punojnë së bashku

Të dy, qeveria dhe kompanitë duhet të punojnë së bashku për të bërë “investime masive në testime dhe shpërndarjen e vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur.

  1. S’duhet të lëmë pas dore problemet shëndetësore që s’kanë lidhje me koronavirusin

Pandemia e koronavirusit ka përmbytur shumë spitale në të gjithë botën. Kjo nuk do të thotë se njerëzit papritmas janë bërë imun ndaj sëmundjeve të tjera

  1. Përgatitja është parësore

Do të ketë shpërthime pandemish në të ardhmen. Kjo është e sigurt. Por ne duhet të përgatitemi më herët për t’u përballuar me ndonjë pandemi tjetër.

Të fundit

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me...

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Lajme të tjera

Web TV