La Liga dhe Serie A, “lumë” rastesh me coronavirus

Raste të reja në La liga dhe Serie A, mbi të gjithë te Sampdoria dhe Fiorentina

Nga : Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spanja dhe Italia janë dy nga vendet më të prekura nga coronavirus e duket se pashmangshmërisht dhe ekipet e futbollit, nuk po dalin dot nga “rrethi vicioz” që i ka futur pandemia. kur diskutohet më shumë se kurrë rinisja e futbollit, në La Liga dhe Serie A shpërthejnë rastet e reja.

Plot 5 futbollistë nga LA Liga kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra për coronavirus. RAC1 raporton se rezultatet e raundit të parë në kategorinë elitare të futbollit spanjoll kanë prodhuar pesë tamponë që tregojnë shenjat e Covid-19. Testet janë kryer për të gjithë futbollistët, trajnerët dhe punonjësit sportivë nga të gjitha skuadrat. LA Liga është duke pritur të gjitha rezultatet para se të marrë një vendim final për fatin e ligës. Barcelona ka dorëzuar të gjitha testet e bëra të cilat kanë rezultuar të jenë negative. Për këtë, skuadra katalanase do të rikthehet në stërvitje pas dy muajsh.

Më keq akoma situata në Serie A. Fiorentina raportoi 6 raste të reja me coronavirus, nga të cilët 3 janë futbollistë. këtyre iu shtuan edhe rastet e reja te skuadra e Sampdorias, 4 tamponë pozitivë. Klubi nga Liguria nënvizon se 3 persona e kanë për herë të parë coronavirus, ndërsa tjetri është rast i përsëritur.

Me situatën aktuale, vendoset gjithmonë e më tepër në pikëpyetje rinisja e kampionateve në këto dy vende….

Të fundit

Gonxhja: Naun Shundi dha shpirt e jetë për skenën shqiptare

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Naun Shundi. Gonxhja...

Pacollit po tentojnë t’i marrin aeroportin e Vlorës?

Ish-presidenti i Kosovës dhe miliarderi Behgjet Pacolli mbërriti me urgjencë dy ditë më parë në Kryeministri, për të takuar Edi Ramën. Baca nga Kosova...

“Kepi i Rodonit”, IKMT shemb edhe 19 objekte të tjera

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur edhe 19 objekte të tjera pa leje në zonën e Kepit të Rodonit, duke e çuar...

Nisin hetimet, cilat janë 3 platformat online që po zhvasin shqiptarët

Policia ka nisur zyrtarisht një hetim në lidhje me skemat mashtruese online, të cilat dyshohet se i kanë zhvatur qytetarëve shqiptarë rreth 5 milionë...

Kapsula e kohës së Dianës nga vitet ’90 zbulon një CD të Kylie Minogue dhe një pasaportë

Objektet e varrosura në spitalin Great Ormond Street u nxorën më herët për t’i hapur rrugë ndërtimit të një qendre për kancerin e fëmijëve Rachel...

Lajme të tjera

Web TV