Si qumështi vendas po zëvendësohet me importe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e importeve të qumështit vijoi edhe përgjatë 2024-s. Sipas të dhënave të Doganave për 2024 u importuan 22,8 mln litra qumësht. Krahasuar me 2023 importet u rritën 23%.

Importet priten të zgjerohen edhe përgjatë 2025-s, pasi operatorët përpunues planifikojnë blerje të qumështit si lëndë të parë nga jashtë gjatë muajve të verës.

“Për momentin, nuk parashikojmë të blejmë qumësht nga importi, sepse kemi sasi qumështi më tepër nga sa kemi nevojë. Por gjatë muajve të verës kemi planifikuar të blejmë patjetër, pasi nuk plotësohemi dot me prodhimin vendas nga fermerët”, pohon Luis Ndreka nga kompania ADG.

Po ashtu problem për industrinë përpunuese vijon të mbetet kostoja e lartë prodhuese nga çmimet e shtrenjta të furnizimit me qumësht në vend për lëndë të para.

“Çmimi i qumështit të lopës te fermat e mëdha në vend është 66 lekë për litër (pa TVSH). Në fermat e vogla (ku kostot për ta grumbulluar janë më të larta) çmimi i qumështit shkon deri në 60 lekë (pa TVSH). Kjo është në derën e fermës, pra pa transport, thotë z. Ndreka.

Por pavarësisht uljeve të shpeshta të çmimit, që u shoqërua 2 herë me protestë nga blegtorët në muajin prill të 2024-s, qumështi i prodhuar nga fermeri vendas vijon të mbetet më i shtrenjtë, krahasuar me qumështin e prodhuar në rajon apo Europë,

Në atë periudhë qumështi i lopës nga fermat e mëdha dhe të mesme u grumbullua me çmim 65 deri 67 lekë pa TVSH për litër nga 78 lekë pa TVSH që ishte më parë (rënia 16 deri 20%).

Ndërsa nga fermat e vogla qumështi u grumbullua me çmim 60 lekë pa TVSH për litër. Ndërsa çmimi i qumështit të lopës në 2024 nga importi përfshirë koston e transportit dhe taksave, arriti 55 lekë për litër, apo rreth 38 lekë për litër më lirë sesa prodhimi vendas.

Lexo edhe :  Ndarja sipas zonave/ Apartamentet në plazh do të shiten me 2 mijë € m²

Ekspertët pohojnë se është mungesa e subvencioneve për litër qumështit të prodhuar që krijon së tepërmi diferencë të çmimit të shitjes së qumështit të lopës krahasuar me fermat e rajonit dhe Europës.

Po ashtu fermerët prej muajit janar 2025 po përballen me shtim kostosh për mbajtjen e bagëtive për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve ushqyese deri 60%. Çmimi i misrit nga 27 lekë/kg që tregtohej më parë, aktualisht po blihet 34 lekë/kg. Rritja 26%.

Çmimi i himeve nga 22 lekë/kg bëhet në 29 lekë/kg. Rritja është 24%. Çmimi i elbit nga 25 lekë/kg bëhet në 33 lekë/kg. Rritja 32%. Ndërsa çmimi i jonxhës nga 500 lekë që tregtohej në periudhën maj-qershor, aktualisht është 700-800 lekë/dengu. Rritja varion nga 40 deri 60%.

Por për përpunuesit shtimi i kostove nuk pritet të sjellë tjetër rritje të çmimit të qumështit për grumbullim, pasi kërkesa është më e ulët se oferta. Ndërsa agronomët paralajmëruan se shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve ushqyese pritet të ndikojë në reduktimin e krerëve në ferma./ Revista Monitor

Të fundit

Të kalosh shumë kohë në rrjete sociale lidhet me ulje të vetëbesimit

Një studim i fundit nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të...

Vjedhja më e madhe në historinë e kriptovalutave/ Si u grabitën 1.5 mld dollarë

Në një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e kriptomonedhave, platforma e njohur e shkëmbimit të kriptomonedhave, Bybit, ka pësuar një sulm kibernetik...

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ndodhet sot në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës Kryetarja...

Meteofobia: Çfarë është dhe si ta trajtojmë?

Ekzistojnë lloje të ndryshme të fobive specifike, të tilla si të kafshëve ose të situatës (klaustrofobia, mjedisore, etj.), duke përfshirë fobitë që lidhen me...

Dhunoi vajzën e mitur duke e goditur me një send të fortë në kokë, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur. Mikel Ahmeti, sipas denoncimit, ka dhunuar vajzën duke e...

Lajme të tjera

Web TV