Një foshnje 6-javëshe ka humbur jetën nga Covid-19 në Angli, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 332 persona.
Sipas mjekëve, foshnja kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
Numri i viktimave të koronavirusit në spitalet në Angli ka shkuar në 22.764. The Guardian, shkruan se pacienti më i vjetër që humbi jetën nga Covid-19 ishte 103 vjeç.
Kujtojmë që deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar 30,689 persona kanë humbur jetën, ndërsa 207,977 janë të infektuar.