Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj)
TIRANË-Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Shefkie Mataj (Demiraj).
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkarkoj nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Shefkie Mataj(Demiraj) më 26 shtator 2022. KPK konstatoi pamundësi të Demirajt për të vërtetuar me dokumentacion ligjor një pjesë të burimeve të një banese trekatëshe dhe papafingo, si dhe vlerësoi se është vepruar në kundërshtim me etikën në përfitimin e një kompesimi për shpëronësim trualli.
Vendimi për lënien në fuqi të vendimit të KPK për gjyqtaren, u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Rezarta Schuetz anëtare.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 567, datë 28.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Shefkie Mataj (Demiraj). Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në njoftim.
Shefkie Demiraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Rrethit Tropojë. Prej vitit 2006, Demiraj e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë./K.K