Diplomat gati më 1 korrik për maturantët që duan të studiojnë jashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë maturantët që duan të studiojnë jashtë Shqipërie më 1 korrik do të kenë në dorë diplomën e tyre.

Kështu u shpreh ditën e djeshme drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, e cila sqaroi se printimi i diplomave do të bëhet me dy faza: fillimisht do të procedohet me maturantët që duan të studiojnë jashtë dhe më pas me printimin e diplomave për maturantët e tjerë.

“Bëjmë me dije që brenda datës 30 qershor i gjithë procesi është i përfunduar. Më datë 1 korrik, maturantët që do të studiojnë jashtë, do të kenë në dorë diplomën e Maturës Shtetërore”, tha Vrapi.

Më tej drejtoresha e QSHA-së ka dhënë disa detaje për provimet e Maturës Shtetërore 2020. Ajo u shpreh se korrigjimi i testit të Maturës Shtetërore do të bëhet në mënyrë digjitale, pasi i gjithë testi do të jetë i organizuar në pyetje me alternativa. Kjo për të shmangur kontaktin fizik me letrën si një masë parandaluese kundër Covid-19.

“Nxënësit, pasi të kenë përfunduar përgjigjet në test, duhet që t’i hedhin në fletë-përgjigje. Më pas, kjo fletë-përgjigje do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe do të procesohet përmes skanerëve. Kjo do të shkurtojë kohën e korrigjimit, besueshmëria e korrigjimit është maksimale e, sigurisht, edhe nxjerrja e rezultateve do të bëhet në kohën e duhur. Sërish, bëjmë me dije që brenda datës 30 qershor i gjithë procesi është i përfunduar”, u shpreh Vrapi.

Kujtojmë se testet do të bazohen në tri nivele vështirësie. Niveli i parë që ka të bëjë me njohjen dhe të kuptuarin, i cili është 40% e totalit të pikëve të testit; niveli i dytë ka të bëjë me zbatim dhe analizë, i cili është sërish 40% e totalit të pikëve të testit dhe niveli i tretë, që është edhe niveli më i lartë i testit, (20%).

Lexo edhe :  Blegtorët e Roskovecit në prag falimentimi: Qumështi shitet trefish më shtrenjtë

Më herët drejtoresha e QSHA-së ka dhënë disa informacione në lidhje me rregullat dhe procedurat të cilave do të duhet t’u nënshtrohen maturantët.

“Rregullat më të forta kanë të bëjnë veçanërisht me besueshmërinë e të gjithë procesit. Pra, mosmarrjen e celularëve dhe moskomunikimin gjatë provimit në mjedis. Këto janë të sanksionuara në rregulloren e Maturës Shtetërore. Prandaj bëj me dije se çdo maturant, ditën e provimit nuk duhet të ketë celular me vete, si dhe nuk duhet të komunikojë në mjedis. Në të kundërt, do të penalizohet dhe për 1 vit rresht, ai nuk do të ketë më të drejtë ta japë këtë provim”, u shpreh Vrapi.

Të fundit

Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

Është shtyrë seanca gjyqësore e planifikuar për t’u mbajtur ditën e sotme për dosjen “5D”, ku janë marrë të...

Tërheqja: Çfarë ndodh pasi fikni cigaren e fundit?

Ja shtatë shenja (normale) të tërheqjes nga duhani që shfaqen në katër javët e para. Një muaj pas cigares së fundit, gjithçka bëhet më...

Asnjë ndryshim rezultati/ Rinumërimi në Tiranë, drejt fundit mbeten ende edhe 248 kuti

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës po shkon drejt fundit. Raportohet se deri tani janë numëruar 961 qendra votimi, por asgjë...

Tensione në fundin e sfidës Inter-River Plate, përplasje e ashpër mes Dumfries dhe Acuna

Interi mposhti me shifrat 2-0 River Plate duke e nxjerrë jashtë Botërorit të Klubeve. Por gjatë ndeshjes ka pasur një përplasje mes Marcos Acuna...

Khamenei reagon pas përfundimit të luftës: E shtypëm Izraelin, SHBA nuk fitoi asgjë

Ali Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Republikës Islamike të Iranit, iu drejtua popullit me një mesazh të shpërndarë në rrjetin social X dhe në median...

Lajme të tjera

Web TV