Nga një vajzë ruse, Elizabeta Biba tashmë është një nuse shqiptare. E martuar me një djalë nga Korça, në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan ajo tregon se sa e vështirë ka qenë përshtatja me zakonet e traditat tona. Përveç të gjithave, gjuha bënte të vetën.
Elizabeta Biba tregon se në fillim e ka pasur shumë të vështirë komunikimin, ku mes batutash tregon se bashkëshorti ka qenë në fakt dhe përkthyesi i saj. Çdo gjë varej në bazë të aftësive të tij të përkthimit. Çifti përveç celebrimit dhe martesës, bëri dhe dasmë. Duke u ndalur pikërisht tek kjo e fundit Elizabeta Biba tha se i vendosi dy kushte bashkëshortit të saj, por që në fakt traditat nuk i morën fare parasysh. Megjithatë ajo tregon se për këtë nuk është pishman.
Aldo: Në momentin e parë çfarë të ka bërë përshtypje në familjen e bashkëshortit?
Elizabeta Biba: Çudia ishte që mamaja fliste e fliste, kurse unë gjuaja me bërryl bashkëshortin e pyesja “çfarë po thotë?”, kurse ma përkthente shkurt “çdo gjë mirë”.
Aldo: Mban mend ndonjë detaj të veçantë nga dita e parë që shkove nuse?
Elizabeta Biba: Jo ideja ishte tek stresi i madh i dasmën kur ti nuk njeh traditat dhe në një krah më kanë lënë shumë të qetë, rehatë. Më thoshin që nuk është nevoja të futesh në traditat tona, je e huaj dhe nuk ka ndonjë pritshmëri, por nga ana tjetër për mua ishte meraku se çfarë duhet të bëj. Sepse përkthimi bën të vetëm, nëse del një gjë dhe bashkëshorti im nuk bën përkthimin siç duhet unë jam e humbur. I thashë dy gjëra bashkëshorti, nuk do të kërcej në karrige, e pashë tek dasma e shoqes sime dhe i thashë që nuk do të kërcej. Dhe i thashë që nuk do të kërcej për lekët më duket pak…Por, kërceva dy herë edhe me lekë edhe me karrige. Nuk ke çfarë të bësh kur niset tradita. Nejse në fakt vërtetë aty të hipën gëzimi dhe euforia e dashurisë dhe prania e të afërmve e shoqërisë, kështu që e kam bërë me shpirt e me zemër./ S,M