“Doja që Boris Johnson të vdiste”, deklarata shokuese e profesoreshës së Harry Potter

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thuhet shpesh se nuk duhet të jemi negativë, por ka raste që disa njerëz urrejnë për vdekje disa të tjerë.

Një rast i tillë është bërë publik nga aktorja angleze Miriam Margloyes. Ajo ka shokuar me deklaratën e saj në një televizion anglez.

Margloyes tha që një pjesë e saj do të dëshironte ta shihte kryeministrin Boris Johnson të humbte jetën nga koronavirusi në emisionin “The Last Leg”, raporton The Sun.

“Kam pasur vështirësi të mos dëshiroja që Boris Johnson të vdiste. Doja që ai të vdiste, “u tha Margolyes, e cila është më e njohur për audiencën amerikane për rolin e saj si Profesor Sprout në serinë e filmit Harry Potter.

“Por mendova se do të reflektojë keq për mua dhe nuk dua të jem lloj personi që dëshiron që njerëzit të vdesin. Kështu që unë dëshirova që ai të përmirësohej, gjë që ai bëri, ai u bë më mirë. Por nuk u bë më i mirë si qenie njerëzore. Dhe do ta preferoja me të vërtetë edhe këtë ndryshim”, shtoi Margolyes.

Kujtojmë që kryeministri britanik Boris Johnson rezultoi pozitiv me koronavirus në datën 26 mars, ndërsa për rreth 1 javë u shtrua në spital, ku 3 ditë i kaloi në kujdesin intensiv, por tashmë është shëruar dhe është në krye të detyrës./l.m/Fjala

Të fundit

Misteri i vetëvrasjes, Ernest Heminguej gjendet i vdekur në shtëpi

2 korrik 1961 Leonard Veizi Mëngjesi i 2 korrikut 1961 zbardhi i qetë mbi peizazhin e Idaho-s, por brenda shtëpisë prej...

2 korrik 1994: Ramiz Alia dënohet me 4 vjet burg për shpërdorim pushteti

Më 2 korrik 1994, në një ngjarje që simbolizoi përballjen e Shqipërisë post-komuniste me të kaluarën e saj, ish-presidenti komunist Ramiz Alia u dënua...

Aktivistja ndez debatin në rrjet: Nuk ka njerëz më të pamoralshëm se shqiptarët!

Aktivistja dhe moderatorja Zana Avdiu, ka shkaktuar debate të shumta në rrjet, pasi thotë se nuk ka më të pamoralshëm se shqiptarët. “Më të pamoralshëm...

Kush është Nigel Farage, politikani që sot zihet me Ramën!

Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i divorcuar. Ka katër fëmijë. Kandidoi për Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar 7 herë...

Si refugjatët shqiptarë u ndoqën nga Sigurimi edhe në kampet jashtë vendit

Autoriteti i Dosjeve ka publikuar një shkrim, në të cilin tregohet se si regjimi komunist e konsideronte krizën e ambasadave si një kërcënim të...

Lajme të tjera

Web TV