Gjatë natës së kaluar në Përmet ka ndodhur një grabitje. Policia sqaron se është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit Z. J., ku autori A. P. ka marrë një shumë parash.
“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.P banues në Përmet.
Gjatë natës në lagjen “Varrosh”, Përmet dyshohet se ka vjedhur me thyerje në dyqanin e shtetasit Z. J.autori ka vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë./l.m/Fjala.al