Veliaj kërkon lirimin në Apelin e GJKKO, gjykata shtyn vendimin për të mërkurën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të shtyjë seancën në ngarkim të kryebashkikaut të Tiranës, Erion Veliaj.

Avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar shfuqizim të masës së arrestit në burg ose ndryshim me një masë më të lehtë, duke ofruar edhe garanci pasurore.

Avokati i mbërritur nga SHBA Joshua Robert ka bërë kërkesë për të marrë pjesë në seancë në cilësinë e vëzhguesit, por gjykata refuzoi prezencën e avokatit amerikan, të ishte në seancë në cilësinë e vëzhguesit.

Të pranishëm në seancë janë edhe dy prokurorët e posçëm Altin Dumani dhe Ols Dado.

Një ditë më parë, Veliaj tha se në seancën e së martës, ku kërkon lirinë, do të flasë më shumë për çështjen ndaj tij. Ai theksoi se do të mbrojë veten, familjen, por edhe çdo shqiptar që beson te drejtësia.

Prej datës 10 shkurt, kryetari i bashkisë së Tiranës mbahet i arrestuar me dyshimin se ka kryer dy vepra penale, atë të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në seancën e mbajtur 2 ditë më vonë pas arrestimit, më 12 shkurt për vleftësimin e masës së arrestit të dhënë në mungesë ndaj Veliajt, kryebashkiaku përmes avokatëve mbrojtës ofroi edhe garanci pasurore në këmbim të lirisë, por u refuzua nga gjykata.

Nga hetimet ka rezultuar se Erion Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, biznesmenë dhe organizata jo fitimprurëse të lidhur me të për përfitimin e shumave të mëdha monetare. Nga ana tjetër, Veliaj ka pretenduar se akuzat e prokurorisë janë të pabazuara dhe tendencioze./k.k

 

Të fundit

Rama inspekton kantierin e Unazës së Re në Durrës

Kantieri i unazave të Durrësit është një tjetër projekt i rëndësishëm për qytetin, i cili synon jo vetëm lehtësimin...

Kandidatët e 11 Majit / Para Kryesisë, Rama mbledh drejtuesit politikë në seli

Ndërsa sot në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit politikë...

50 ditë nga presidenca e Trump/ Çfarë po ndryshon në SHBA

Kjo e mërkurë shënon ditën e 50-të që nga betimi i Donald Trump si president i SHBA-ve. Kjo është një kujtesë e rëndëishme, jo...

Ethet e listave në PD/ Harrohen primaret, në fund vendos Berisha

Dy partitë e mëdha po përmbyllin sot listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e tyre në KQZ. Forumet...

Berisha nxjerr Sulën nga listat e 11 majit, deputeti: Më përjashtuan se jam ‘SPAKIST’

Deputeti Dash Sula nuk do të jetë në listën e PD për zgjedhjet e 11 majit. Reagimi i plote Listë fituese apo listë për një përfitues?! Partia...

Lajme të tjera

Web TV