Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për në fazën çerekfinale.
Golat e Thuram dhe Çalhanoglu në minutat 8 dhe 51, i siguruan fitoren Interit në “San Siro”, ndërkohë që golin e vetëm për skuadrën holandeze e shënoi Moder në minutën e 42-të me penallti.
Kujtojmë që në duelin e parë Interi triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertë, ndërkohë që në çerekfinale do të përballet me Bayern Munich./ D.C