“Zgjedhjet e 11 Majit”, Rama: Duhet të votoni fuqishëm PS nëse doni integrimin në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhjet e 11 Majit kanë një peshë më të madhe për shkak të situatës gjeopolitike ndërkombëtare. Në një takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës, kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria duhet të votojë fuqishëm PS nëse dëshiron integrimin në BE

“Pas zgjedhjeve të ‘91-‘92, këto janë zgjedhjet e para që kanë një peshë gjeopolitike dhe që lidhin drejtpërdrejt fatin e vendit tonë, evropian të vendit, sepse sot janë krijuar kushtet që ne të hyjmë realisht në BE, si rrjedhojë e përputhjes së rrethanave tona të brendshme me ato të BE. Dhe për herë të parë, mundësia për t’u bërë pjesë e BE është reale. Kemi kalendarin më të shpejtë të BE për t’i mbyllur negociatat deri në 2027.Kemi mundësinë që të hyjmë në BE, do të thotë që vendi të kalojë në një nivel tjetër në të gjitha aspektet, duke filluar nga individi, dhe pasaporta e Shqipërisë. Ne bëhemi pjesë e barabartë e asaj familje, ku ne flasim gjuhën tonë, por ama na bashkon e gjithë ombrella e legjislacionit dhe e të jetuarit së bashku, ku edhe buxheti i vendit do të marrë rritje të fuqishme nga mbështetja e BE.

Nëse ne gjatë gjithë këtyre viteve nga BE kemi marrë 630 milionë euro, duke u bërë anëtarë, do të marrim mbi 1 miliardë çdo vit. 300 milionë çdo vit vetëm për bujqësinë, fermerët dhe agrobiznesin dhe gjithçka tjetër. E gjithë kjo mund të mos ndodhë nëse në 11 Maj, Shqipëria nuk voton fuqishëm për PS dhe për të vazhduar një proces që është punë e përditshme me detyra të pafundme. Sikur në 11 maj rezultati të mos jetë i qartë, sikur gjithë kjo qëndrueshmëri të lëkundet apo pozicioni ndërkombëtar të vihet në dyshim dhe ata të thonë me kë do të punojmë? Mjafton një rrëshqitje 6 mujore, nuk arrihen më gjërat. Ajo mundësi mund të ikë që aty sepse ne kemi qenë gati për të hapur negociatat më përpara por nuk ishin ata gati”, u shpreh Rama./     S,M

Të fundit

KE i jep aprovimin, Bullgaria do të përdorë monedhën euro

Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile Bullgarisë për t’u anëtarësuar në eurozonë më 1 janar 2026, duke shënuar...

Projektet për Vlorën e Shkodrën, vilat qeveritare bëhen hotele luksoze

Rezidencat qeveritare do të transformohen jo vetëm për sa i përket standardeve të godinave, por edhe funksionit të tyre, duke i kthyer ato në...

Sonte ndeshja e madhe Gjermani-Portugali, si luajnë dy skuadrat

Final Four i Ligës së Kombeve fillon sot në orën 21:00 në Gjermani, me vendin pritës që pret Portugalinë e Cristiano Ronaldos dhe Roberto...

KAS hap 4 kuti të Qarkut Vlorë pas kërkesës së opozitës, zbulohen fletë…

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka urdhëruar sot hapjen dhe kontrollin e katër kutive të votimit nga Qarku i Vlorës, pas kërkesës së...

Zbulohen dy datat e mundshme për zgjedhjet lokale në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Albulena Haxhiu tha...

Lajme të tjera

Web TV