Stafi i USAID merr një email tjetër, urdhërohet të djegë dokumentet konfidenciale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se mbi 80 për qind e programeve të USAID-it po mbyllen përfundimisht, stafi i kësaj organizate ka marrë udhëzime të reja.

Ushtruesja e detyrës së sekretarit ekzekutiv, Erica Y. Carr, ka dërguar një email ku falënderon stafin për largimin e kasafortave konfidenciale dhe dokumentacionit nga zyrat në Uashington.

Gjithashtu, ajo u ka kërkuar atyre të mblidhen në oborrin e ndërtesës për një aktivitet të tërë ditës, gjatë të cilit do të djegin dokumente.
“Së pari, priteni sa më shumë dokumente dhe rezervoni thasët për djegie në periudhën kur pajisjet për prerjen e letrës do të jenë të disponueshme”, thuhet në email.

Zakonisht, dokumentet e destinuara për djegie vulosen në thasë dhe transportohen në një vend të sigurt për t’u shkatërruar, shkruan theguardian.

Dokumentet konfidenciale në USAID dolën në dritë muajin e kaluar, kur administrata e presidentit, Donald Trump vendosi t’i dërgojë në pushim dy zyrtarët më të lartë të sigurisë të agjencisë, pasi ata refuzuan t’u jepnin qasje anëtarëve të grupeve të Elon Muskut./E.T

Të fundit

Michelle Obama tregon ‘zakonin e keq’ të ish-presidentit që e kishte bezdisur vazhdimisht

Martesa nuk është gjithmonë e lehtë, madje edhe Michelle Obama ka pasur dikur një shqetësim të madh me bashkëshortin...

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste plotësisht atë. Marrëveshja e Rusisë,...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Lajme të tjera

Web TV