Zhgënjimet në PD/ Kokalari: Në listën e mbyllur po fusin ata që nuk i do as soji i vet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Evi Kokalari thotë se “Primaret” në Partinë Demokratike kanë qenë sa për “sy e faqe”, ndërkohë që ai që vendos është në fund të fundit kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.

Duke theksuar se “luftën” e saj me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij do ta vijojë, Kokalari shton se demokratët duhet të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të mos “heshtin para padrejtësive”.

‘Mentaliteti i PD-së është që këta që ishin më të votuarit në primare, kanë shanse më të larta për të fituar zgjedhjet, kështu që po i sakrifikojnë ata në maj (që fare mirë mund të jenë zgjedhje të manipuluara nga maxhoranca), dhe në listë të mbyllur do fusim ata që e pamë nuk i voton njeri. Nëse disa nuk u votuan as në primare, kjo do të thotë që as soji i vet, pra demokrati nuk i do. Pse mendoni që shqiptarët do i duan në parlament? Nga ana tjetër, ata më të votuarit që i duan më shumë, fare mirë do sakrifikohen në zgjedhje që sërish mendoj nuk do jenë të pastra dhe do humbin gjithsesi. Pra, populli, demokrati dhe votuesi i ndershëm digjet dy herë në procesionin super ‘demokratik’ të Berishës.

Personalisht luftën me Berishën dhe tufën që mbarte nga prapa do ta vazhdoj, por demokratët seriozë ta kuptojnë që kam tre vjet që bëj luftë të mbroj të drejtat e tyre në atë parti, dhe kam bërë një luftë shumë më të fortë se ata vetë. Ama faktin që ata janë kaq pasivë ndaj kësaj masakre zgjedhore dhe padrejtësie që ju bëhet, nuk ja fal, dhe as votuesi nuk duhet t’ua falë, sepse jeni të paaftë (me dashje apo jo) të ruani integritetin e votës së atyre që ju kanë vlerësuar’, tha ajo. /e.t

Të fundit

Michelle Obama tregon ‘zakonin e keq’ të ish-presidentit që e kishte bezdisur vazhdimisht

Martesa nuk është gjithmonë e lehtë, madje edhe Michelle Obama ka pasur dikur një shqetësim të madh me bashkëshortin...

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste plotësisht atë. Marrëveshja e Rusisë,...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Lajme të tjera

Web TV