“Dash Sula, gjel deti, por shumë i veçantë”/ Rama ironizion opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar listat e koalicionit opozitar në kryeqytet për zgjedhjet e 11 majit, që i cilësoi si tribuna VIP e kënetës.

Rama vijon ironitë e tij me Kujtim Gjuzin, për të cilin tha se po përdoret në mënyrë brutale.

Kryeministri nuk la pa ironizuar dhe kalimin e Dashnor Sulës nga PD te “Shqipëria Bëhet”. Duke e quajtur gjel deti, Rama tha se është tip i veçantë dhe nuk i përshtatet këneta.

Skuadra në  listën e mbyllur të kryeqytetit është tribuna vip e kënetës, ku mungon Kujtim Gjuzi, i cili po keqpërdoret në mënyrë brutale. Është i vetmi që do ta ksihte merituar. Për atë nivel që ka këneta, me ato mustaqe që ka Kujtmi e mertion.  I madhi Dash Sula që s’ka lënë gjë pa bërë për të qenë në tribunën VIP u la në det të hapur. Me sa unë mora vesh u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim dhe vazhdon të besojë ama që Shqipëria bëhet. Thuaj ça të duash është gjel deti i Peqinin dhe nuk pajtohet dot këneta me të. Është tip i veçantë. Gjel deti, por shumë i veçantë. O me Shqipëri Madhështore o me Shqipëria Bëhet, por me vizion të madh shumë”, tha Rama./    S.M

Të fundit

Shtyhet për më 4 prill seanca për dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme shtyn për më 4 prill seancën e radhës për dosjen “Partizani”. Në seancën e sotme gjykata...

Ish kryebashkiaku i Himarës dënohet me 2 vite e 20 ditë burg

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor Jorgo Goron duke i dhënë dënimin me 3 vite e 1 muaj burg. Për shkak te gjykimit të shkurtuar, Goro...

Presidenti Begaj takon homologun e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, çfarë u diskutua

Këtë të enjte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Azerbajxhanit, llham Aliyev. Ky takim, u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve...

E rëndë/ Aksidentohet autobusi me nxënës, humb jetën shoferi, plagosen disa persona

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë paradites së sotme në Vushtrri të Kosovës. Mësohet se një autobus gjatë transportit të nxënësve nga fshati...

Berisha: Mbrojtja e Ramës është si ‘puthja’ e Judës për Dash Sulën

Mbetja e Dashnor Sulës jashtë listës së Partisë Demokratike është bërë temë diskutimi në opinionin publik dhe jo vetëm. Edi Rama në rubrikën “Sy...

Lajme të tjera

Web TV