“12 mandate të sigurta”/ Meta nga burgu: Lista e hapur e Tiranës do të jetë surprizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas zyrtarizimit të listave zyrtare të koalicionit “Për Shqipërinë Madhështore”. Ai shpreh bindjen se Partia e Lirisë do të fitojë 12 mandate ne zgjedhjet e 11 majit.

Reagimi i Ilir Metes

Një nisje kuptimplotë drejt 12 mandateve të sigurta!

Gongu ra! Partia e Lirisë si pjesë e koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nis betejën elektorale në ndeshjen më historike të 11 Majit, që shkallmon Narkoregjimin, që tashmë ka hyrë në bunker duke kuptuar se fillim-Maji është fundi i hidhur për diktatorët dhe gjithmonë një Pranverë Çlirimtare. Partia e Lirisë e nis garën me një përfaqësim dinjitoz dhe kuptimplotë me 4 deputetë përfaqësues dhe dinjitozë, për ta përfunduar atë në 11 Maj me 12 deputetë të shkëlqyer.

Nuk mundemi dot për më tepër për shkak të sakrificave që duhen bërë kur hyn një koalicion dhe pamundësisë së krijuar për të patur kandidatë në 4 Qarqe. Asnjëherë përzgjedhja nuk është e lehtë, por pa asnjë diskutim kjo është përzgjedhja më përfaqësuese që kemi bërë sepse bazohet në tre Qarqet më të mëdha të Shqipërisë, Tiranë, Fier dhe Elbasan. Kemi dy personalitete me histori dhe që kanë lënë gjurmë në Partinë e Lirisë dhe LSI, që nga themelimi i saj.

Edmond Haxhinasto, një nga politikanët më të shkolluar, më të formuar, më të edukuar, vizionar dhe kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar. Znj. Erisa Xhixho, themeluese e LSI që maturante, me një histori 20-vjeçare, plot sakrifica, durim dhe ringritje dhe një nga deputetet më aktive të kësaj legjislature, që ka përfaqësuar me dinjitet kryeqytetin. Por kemi edhe dy figura të reja për Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Lexo edhe :  Takimi me dyer të mbyllura! Lista për deputetë, çfarë kërkon Rama nga kryebashkiakët!

Zonjën e mrekullueshme Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Partisë së Lirisë dhe Sekretare për Çështjet e Familjes, një nga prioritetet tona më madhore. Një fierake autoktone, që do ta përfaqësojë me shumë dinjitet Fierin dhe të gjithë Qarkun, ndaj të cilit kemi shumë detyrime si Parti e Lirisë (LSI) dhe që sidomos do të përfaqësojë gratë e mrekullueshme të Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës.

Në këtë mënyrë ne garantojmë dhe një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë gjinor 50% me 50%, siç e kemi të sanksionuar në Statutin tonë të miratuar në Konventën historike të 27 Prillit. Dhe padyshim kush mund t’i mbrojë më mirë interesat e Tiranës se sa Sekretari i Përgjithshëm, Z. Tedi Blushi, simboli i antikorrupsionit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, denoncuesi i paepur i aferave të përbindshme, në kurriz të qytetarëve taksapagues të kryeqytetit.

Ndërkohë lista e hapur e Tiranës do të jetë supriza historike e këtyre zgjedhjeve. Këtë më mirë se kushdo e ndjeu Kryetari i çoroditur i Organizatës, i cili u gafur njëherë se do të dilte në listë të hapur por kur kuptoi listën e hapur të kundërshtarëve i shkoi njëherë në mendje të mos e vinte emrin fare në listë për t’u dhënë një garanci të rreme të gjithë të tremburve nga aferat e panumërta që ende nuk janë prekur, se fitorja do ishte e sigurtë.

Por kur e kuptoi se ndëshkimi do të jetë fatal, vrapoi për t’u futur në bunker dhe ne në 11 Maj do t’i çojmë atje edhe rezultatet e “Barometrit” të tij. Partia e Lirisë drejt një Fitoreje Historike. Listat e hapura kanë qenë kauza jonë nga viti 2008 dhe do të jenë në 11 Maj edhe Triumfi ynë./   S,M

Të fundit

Ish kryebashkiaku i Himarës dënohet me 2 vite e 20 ditë burg

Gjyjata e posaccme shpalli fajtor Jorgo Goron duke i dhene denimin me 3 vite e 1 muaj burg per...

Presidenti Begaj takon homologun e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, çfarë u diskutua

Këtë të enjte, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Azerbajxhanit, llham Aliyev. Ky takim, u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve...

E rëndë/ Aksidentohet autobusi me nxënës, humb jetën shoferi, plagosen disa persona

Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë paradites së sotme në Vushtrri të Kosovës. Mësohet se një autobus gjatë transportit të nxënësve nga fshati...

Berisha: Mbrojtja e Ramës është si ‘puthja’ e Judës për Dash Sulën

Mbetja e Dashnor Sulës jashtë listës së Partisë Demokratike është bërë temë diskutimi në opinionin publik dhe jo vetëm. Edi Rama në rubrikën “Sy...

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos/ Cakton datën kur do të zgjidhet kryepeshkopi i ri

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, më 16 mars, do të zgjedhë kryepeshkopit të ri, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos. “Sinodi i Shenjtë i...

Lajme të tjera

Web TV