Atentati ndaj kryebashkiakut të Lushnjës, reagon zyrtarisht policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi ka kaluar mbi 1 orë e 30 minuta nga atentati që u bë ndaj kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, ka ardhur edhe reagimi i parë i Policisë së Shtetit.

Në njoftimin e bërë publik për mediat, policia konfirmon se në zyrën e Tushes është hedhur një granatë dore nga Gëzim Saraçi, i cili deri para pak kohe mbante detyrën e shoferit të kryebashkiakut të Lushnjës.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit
Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi Fatos Tushe dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.

Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.

Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit

Prapaskena e merkatos, Barcelona planifikon goditjen e madhe në 2026

Barcelona po punon jo vetëm për merkaton e kësaj vere, por edhe për atë të vitit të ardhshëm. Mediat...

Gjykata e Kosovës zbulon vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç

Gjykata Themelore e ka bërë përgjegjës Milan Radoiçiçin për vrasjen e ish-politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviçit, ndërsa katër të akuzuar janë dënuar me...

Gjenerali Prenga, apel presidentit Begaj: Mblidh Këshillin e Sigurisë!

Gjenerali Dedë Prenga i bëri thirrje presidentit të Republikës, Bajram Begaj që të mbledhë sa më shpejt Këshillin e Sigurisë në lidhje me konfliktin...

“Izraeli nuk zhduket, sepse ka butonin e kuq”

Për politologun Endri Tafani e gjithë situata e krijuar në Lindjen e Mesme është e krijuar nga Irani, i cili nuk harron asnjëherë të...

“Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri”

Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë në dy pjesë dhe Komunitetin...

Lajme të tjera

Web TV