Dita e Verës, historia dhe traditat e një feste të lashtë pagane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që në kohët e lashta, tempulli i 14 Marsit, Festa e Ditës së Verës, ka qenë në qytetin e Elbasanit. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit dhe veçanërisht në Tiranë.

Por zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e te gjithë natyrës.

Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 Marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore.

Por festa e Verës që kremtohet në qytetin e njohur ndryshe qyteti në kërthizë të Shqipërisë’, nuk është vetëm për elbasanasit.  Shumë  njerëz vijnë nga të gjitha zonat e vendit për të festuar ardhjen e verës dhe për të shijuar gatimet karakteristike të kësaj zone si ballokumet dhe revaninë, të cilat në këtë ditë, sipas vendasve, ‘goditen ‘ ndryshe nga herët e tjera, gjelin e detit, arrat, apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve.

Të parët, tregojnë se një natë para ditës së Verës, njerëzit mblidheshin më shpejt në shtëpitë e tyre, për të festuar së bashku me të afërmit, epilogun e kësaj feste. Zgjimi bëhej në të gdhirë dhe të moshuarit herët në mëngjes hapnin derën e shtëpisë për bujari, merrnin shtamën për ta mbushur me ujë të freskët dhe sillnin në shtëpi një plis bari të gjelbëruar, ndërkohë që të rinjtë plehronin portokallet dhe ullinjtë.

Lexo edhe :  Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimit të Matematikës. Ja si mund t’i gjeni

Dreka e kësaj dite ishte një rit plot humor dhe shijim për të gjithë elbasanasit, të cilët zakonisht e kalonin këtë drekë në natyrë, ku organizoheshin lojra popullore. Në Elbasan festohet edhe nata e verës, nata para ardhjes së saj, me mish, raki, gjel deti, ballokume, ëmbëlsira. Në këtë ditë elbasanllinjtë urojnë njëri tjetrin për një jetë sa më të gjatë dhe të lumtur.

Ballokumja, gatimi tradicional i Ditës së Verës

Në fakt askush nuk mund ta kuptojë Festën e Ditës së Verës, një festë tradicionale pagane, e cila kremtohet çdo 14 mars, pa shijimin e ballokumes, një gatim i veçantë i Elbasanit.

Sipas vendasve kjo ëmbëlsirë karakteristike, nuk mund të prodhohet me mjete industriale, por veçse me përpunim primitiv, ku si bazë të saj është mielli i ëmbël i misrit.

Baza e ballokumes është gjalpi i deles dhe mundësisht e deles së rritur në zonat malore të këtij rrethi. Si sekret të gatimit të saj  të parët thonë se është një tenxhere bakri me përmasa 10 litërshe, ku masa e brumit, e cila përmbledh edhe vezët e fshatit,  rrihet me një lugë druri dhe  punohet shumë fort./   S,M

Të fundit

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, në Francë po ndodhin gjëra si kurrë më parë

Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën, ndërsa vendi dhe pjesë të tjera...

Marrja e një kredie për shtëpi do të bëhet më e vështirë nga 1 korriku

Nga data 1 korrik hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë, të cilat kufizojnë kreditë për pasuri të paluajtshme. Nga e marta...

Gati 1 milion pasagjerë në qershor, shtohen fluturimet nga Rinasi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar 6170 fluturime gjatë muajit qershor...

Zbulohet data, kur hyn në fuqi marrëveshja e pensioneve me Italinë

Duke nisur nga nesër (1 korrik 2025) hyn në zbatim të plotë marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, e...

Lamine Yamal ka dy kushte për Barcelonën, Lewandowski do të zhgënjehet

Lamine Yamal po shijon pushimet, por ka menduar që tani për sezonin e ardhshëm. Mediat spanjolle zbulojnë disa nga kërkesat e tij që i...

Lajme të tjera

Web TV