Spiropali vendos për seancën e fundit para zgjedhjeve, rendi i saj dhe kur do mbahet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vendosi që seanca e fundit e Parlamentit para zgjedhjeve të 11 majit të jetë të hënën e 17 marsit ndërsa më pas deputetët do të angazhohen në fushatën zgjedhore. Të enjten ishte seanca e fundit e parashikuar, por për shkak të afateve, do të zhvillohet edhe një seancë tjetër, e cila do të mbahet të hënën, më 17 mars, në orën 10:00.

Ndër çështjet kryesore të kësaj seance do të jenë projektvendimet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar ku bëjnë pjesë emra të njohur si Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Lorenc Vangjeli, Zamira Kita etj. Më pas parlamenti do të mblidhet në javën e tretë të muajit maj

URDHËR Nr. 14, datë 13.3.2025

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 17.3.2025, ORA 10:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 3 mars – 21 mars 2025,
URDHËROJ:

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 17.3.2025, ora 10:00.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.3.2025.

Njoftime.

Projektligji “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 75/2019, ‘Për rininë’”.
Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 127/2018 ‘Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave (INSTAT)’”.
Projektvendimi “Për miratimin e Planit Vjetor 2024 për Zbatimin e Programit të Statistikave Zyrtare 2022-2026”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Laureta Roshi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Etleva Smaçi anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Mentor Beqa anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri nga kandidaturat e Akademisë së Shkencave”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Alma Mirakaj anëtare të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Simon Mirakaj anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Niuton Mulleti anëtar të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Enio Civici anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Pano Xhixho anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Alket Braho anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Zamira Kita anëtare të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Lorenc Vangjeli anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Bujar Kapexhiu anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Osman Mula anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Petrit Beci anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zonjës Rajmonda Bulku anëtare të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zotit Robert Budina anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.
Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

Lexo edhe :  A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael?/ Flet ish-komandanti i Forcave Detare

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.   /   S,M

Të fundit

FIFA po shqyrton përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës në vitin 2026

Më 25 mars, Irani zyrtarisht u kualifikua për Kupën e Botës FIFA 2026, duke u bërë skuadra e gjashtë...

“Ke 12 orë për të shpëtuar veten ose do të të dërgoj në ferr!”

Më 13 qershor, ndërsa Izraeli filloi të bombardonte lokacionet bërthamore dhe të vriste udhëheqësit ushtarakë të Iranit, agjentët e Mossadit po kryenin një fushatë...

Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim. Shpresoj që të ketë pasur sukses

Nga Antony J. Blinken* Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre objekteve bërthamore të Iranit ishte i pamenduar dhe i panevojshëm. Por tani që është...

Çmimet e makinave klasike po bien ndjeshëm këtë verë, ja modelet më të prekura

Tregu i makinave klasike po përjeton një tronditje këtë verë, pasi disa nga modelet më të njohura të para viteve 1980 po humbin ndjeshëm...

Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi të dëbohen nga Shtetet...

Lajme të tjera

Web TV