Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut.
Ky parazit mund të infektojë fëmijë e të rritur nëse konsumojnë peshkun krudo.
Përveç inflamacionit të traktit gastrointestinal në disa raste, larvat mund të depërtojnë në mukozën e stomakut ose zorrëve, duke shkaktuar komplikime.
Njëkohësisht është importuar edhe 4516.75 kg fileto derri me prani te bakterit të Salmonella spp. Prezenca e këtij bakteri në organizëm shkakton diarre, ethe, dhimbje stomaku, etj. Kanë qenë kontrollet e AKU në terren që kanë zbuluar këto 2 produkte me rrezik të lartë në shëndetin e konsumatorëve.
Televizioni Ora News iu drejtua AKU me një kërkesë për informacion, ku na u bë me dije se acugia e kriposur në sasinë 985 kg është importuar nga Koracia dhe Italia ndërsa fileto e derrit me salmonele është importuar nga Brazili.
Sipas Aku acuge e kriposur nuk është futur në prodhim, por është bllokuar dhe do të asgjësohet në Shqipëri.
Ndërsa në lidhje me 4516.75 kg fileto derri njoftohet se qëndrojnë te hapura 2 mundësi.
E para kjo sasi mishi mund të asgjësohet ose, do t’i jepet subjekteve të tjera të cilat plotësojne kriteret për trajtimin e produktit dhe rihedhjes se tij në treg.
Tv Ora News iu drejtua me nje kërkese të dytë AKU ku i kërkoi të na sqaronte se çfarë përfshinte përpunimi i mëtejshëm i mishit me salmonelë?
Institucioni qe drejtohet nga Olsi Komici ka vendosur të kyç gojën e të mos japë asnjë informacion se në cilat kushte mishi me salmonelë do i ofrohet përseri konsumatorëve.
Burime për Ora News bëjnë me dije së mishi me salmonelë mund të shitet nën kosto te fabrikat e sallamit, dhe nje tjetër mundësi ështe që të dergohet në spitale./ S,M