Listat e deputetëve, analisti: U bënë mbi bazën e besnikërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Zylyftar Bregu, i ftuar në një studio televizive, tha se Rama dhe Berisha i kanë bërë listat e deputetëve mbi bazën e besnikërisë.

Sipas Bregut, Rama ka shfrytëzuar  rastin dhe ka pastruar grupin nga personat që janë subjekt i SPAK, ndërsa Berisha ka risjellë besnikët e tij që ishin larguar nga politika.

“Listat janë bërë mbi bazën e  besnikërisë, të dy palët dhe të zotit Rama dhe të zotit Berisha, por duke thënë këtë nuk e kemi thënë të plotë të vërtetën.

Në rastin e Berishës ai ka futur në pjesën e sigurt, besnikët e tij që në një formë apo në një tjetër ishin larguar nga politika, por i risolli sërish, janë emra të vjetër, të konsumuar politikisht, publikisht. Rama është përpjekur dhe ai të krijojë një grup besnikësh, por besnikë me emra të rinj. Teknika e dytë e Ramës është që ka shfrytëzuar rastin, ka pastruar grupin e vet parlamentar me njerëz që janë në hetim nga SPAK, apo kontingjent i hetimit të SPAK

Ka hequr një pjesë të madhe të atyre që janë ose i ka bënë në lista të hapura që nuk kanë shans për të fituar, të atyre që kanë hyrë dhe kanë dalë nga SPAK për hetime të ndryshme.

Tek pjesa e mbyllur ka zgjedhur njerëz të rinj, ose që i ka marrë nga pushteti lokal për t’i promovuar dhe për të krijuar një grup besnikësh për të ardhmen e vet politike.”

Sipas Bregut PD-ja nuk ka një listë fituese. Duke analizuar listën e qarkut Tiranë, Bregu tha Berisha dëmtoi procesin e primareve dhe se në kryeqytetet ka vetëm një kandidat nga Shqipëria e Mesme.

“PD nuk ka një listë fituese, motivuese, ka rikthyer emrat e veta të saj. E dyta dëmtoi aksionin që e pompoi me shumë vlerë siç ishin primaret. Po të shohësh listën e qarkut Tiranë. Së pari, dy nga emrat që dolën më të votuar nuk janë te lista e mbyllur, siç janë Alimehmeeti dhe Tabaku. Lista e Tiranës ka vetëm një kandidat të Shqipërisë së Mesme, vetëm Këlliçin, të tjerët janë jug veri, por jo nga Tirana. Se çfarë teknike ka përdorur Berisha, e di ai. Topalli dhe në ditët e saj më të mira nuk pretendonte t’i merrte votat në Tiranë, por në Shkodër.

Gjëja tjetër që lidhet me listat e PD-së janë reaksionet që ka shkaktuar kjo listë dhe brasktisjet e njerëzve të caktuar. Dashnor Sula kur nuk u përfshi në listën e Elbasanit, e braktisi, është një njeri që ka vota në Elbasan. Ai ka ikur dhe e dëmton PD në Elbasan. Të njëjtën gjë kemi në Vlorë dhe Korçë, në Gjirokastër prapë Shehu për shkak të moshës dhe numrit të herëve që ka qenë, duhet t’i hapte rrugën një kandidati të ri ku PD një ose maksimumi dy deputetë merr. Shehu hyn tek besnikët. Berisha ka kthyer besnikët me idenë që në 12 maj të mos i thotë njeri ik, jep dorëheqjen.

PS këtë logjikë ka ndjekur, ka futur të rinjtë tek pjesa e mbyllur dhe njerëzit që kanë përvojë politike dhe para i ka lënë të dalin deputetë me forcat e tyre.

Në këtë situatë e shoh me fitore PS.”

Sipas Bregut, PS nuk është dëmtuar elektoralisht nga rasti Veliaj.

Lexo edhe :  Qeveria do mbyllë TikTok për të mbrojtur të rinjtë, Berisha vijon me qëndrimet qesharake

“Rasti Veliaj nuk e dëmtoi nga aspekti elektoral PS. Duhet të ketë pasur një luhatje në fillim, por e mori veten.”

Bregu tha se është thuajse e pamundur që të ketë një tjetër goditje të fuqishme nga SPAK para zgjedhjeve.

“Mund të jetë ndonjë lëvizje në planin ndërkombëtar dhe ndonjë goditje tjetër të SPAK që unë e shoh thuajse të pamundur në kampin e mazhorancës.”/    S,M

Të fundit

S’kanë paga dhe as punëtorë/ Sektorët me mungesa janë bujqësia, industria dhe shërbimet

Nga 54 mijë-67 mijë lekë paguhen shqiptarët në bujqësi, industri e shërbime, larg pagës mesatare Bujqësia, industria, shërbimet e ndërtimi...

‘Ekskluzive’/ Çfarë paralajmëron nesër Rama nga podcasti i përjavshëm ‘Flasim’

Rama ka shprehur në mesazhin e tij se do të bëj me dije një përbajtje ekskluzive. Mbetet ‘misterioze’ se çfarë mesazhi apo të ftuari...

Dita e verës në Tiranë/ Festime, lule, ëmbëlsira, panaire dhe koncerte

Hapësira të dedikuara fëmijëve për pikturë, poçari dhe një panair libri, ku mund të shprehin krijimtarinë dhe të argëtohen me njëri tjetrin. Në një hapësira...

Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë që terrorizonte Torinon

Shënjestër ishte lagja në kodër, ku kishte edhe vila luksoze. Grupi operonte në shtëpitë më të izoluara në Chieri dhe Moncalieri. U gjetën bizhuteritë...

Programi i Shqipërisë/ Trajneri Silvinjo del nesër para mediave, të hënën nis grumbullimi

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo do të publikojë ditën e nesërme listën e lojtarëve të cilët do të grumbullohen në kuadër të përgatitjeve të ndeshjeve...

Lajme të tjera

Web TV