“Nuk i shkon aspak”/ Projekti i ri muzikor i Parashqevi Simakut ‘shpërthen’ në kritika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artistja Parashqevi Simaku, ka vendosur të rikthehet në skenën e muzikës shqiptare pas shumë viteve mungesë. Projekti i saj i ri u paralajmërua prej kohësh nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili e ka mbështetur këngëtaren në këtë rikthim. Së fundmi, Simaku ka publikuar një pjesë të këngës së re, por pritja nga publiku nuk ka qenë ajo që pritej.

Në rrjetet sociale, komentet kanë qenë të shumta, por kryesisht negative. Shumë ndjekës shprehen të zhgënjyer, duke theksuar se prisnin një rikthim më dinjitoz për një artiste të kalibrit të saj.

“Nuk ka fjalë, është një moshë që nuk i shkon kështu… o jam gabim?”, shkruan një komentues.

Dikush tjetër e cilëson projektin si të papërshtatshëm për imazhin e saj: “E papërshtatshme për emrin tënd e moshën tënde. Më vjen vërtet keq që s’ke forcën të vendosësh vetë për veten. Ndërsa një tjetër ndjekës e krahason me artistin Elton Ilirjani, duke thënë: “Ka filluar të bëjë sjellje si Eltoni.”

Ka edhe nga ata që ndihen të zhgënjyer nga drejtimi artistik i këngës: “Edhe këngët duhet t’i përshtaten moshës dhe të ngrejnë nivelin profesional të këngëtarit, jo ta ulin”

Parashqevi Simaku ka kaluar një jetë të vështirë, duke jetuar për vite të tëra si e pastrehë në New York. Rikthimi i saj erdhi pas një periudhe të vështirë, ku ajo u ribashkua me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj dhe iu nënshtrua një terapie për shëndetin mendor.

Megjithatë, mes kritikave ka edhe nga ata që e mbështesin rikthimin e saj, duke vlerësuar forcën dhe guximin për t’u rikthyer në muzikë pas kaq shumë vitesh mungesë. Disa komentues shprehen se ajo meriton një shans të dytë dhe e inkurajojnë të vijojë me pasionin e saj për muzikën./    S,M

Të fundit

Çerçiz Topulli, pushka që nuk heshti për Atdheun

Nga Leonard Veizi Një mëngjes korriku, kur dielli ngjitej mbi kodrat e Podgoricës dhe tymi i barutit ende errëzonte qiellin,...

‘Fshatarët shihen sikur po shesin drogë’/ Braçe: Skema e TVSH bllokon lëshimin e faturës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e sheh si të domosdoshëm aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që tregtohen pa faturë,...

Celine Dion i mahnit fansat me foto në pishinë

Këngëtarja kanadeze Celine Dion, 57 vjeçe, ka surprizuar fansat e saj duke postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet e relaksuar në një pishinë,...

Serbia dhe Kina bashkojnë armët. Stërvitja e parë ushtarake mes dy vendeve

Serbia dhe Kina bashkojnë forcat e armatosura, për stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake, gjatë gjysmës së dytë të korrikut. Siç njoftoi zëdhënësi i Ministrisë...

“Pse disa u legalizuan e disa jo?”/ Tabaku reagon ashpër për shembjet në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar në Theth, ku qeveria...

Lajme të tjera

Web TV