Është modele si ish-gruaja e Feros, Arbenita Ismajli? Reagon bashkëshortja e ish-reperit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Feronit Shabani i njohur si Fero, vetëm pak ditë më parë dha lajmin se pas divorcit me Arbenita Ismajlin, ishte martuar përsëri me vajzën, të cilën më vonë u zbulua se ishte Nita Bajrami.

 

 

Shumë e cilësuan Nitën si modele, mirëpo me një postim të bërë së fundmi nga vetë ajo, duket se është bezdisur nga ky epitet pasi shpjegon se modelingu për të ka qenë një dëshirë e adoleshencës ndërsa tani ka bërë një karrierë të saj.

Deklarata e plotë:

Nuk e di pse po shoh “modele” në çdo postim të bërë për mua, kur hera e fundit që qëndrova para një kamere isha 18 vjeç në London Fashion Week, e nisa në 15 dhe fatmirësisht e kisha gjithmonë familjen time kudo që shkoja me vete. Më pëlqente modelingu kur isha adoleshente, por kisha prioritete.

Më pas fillova karrierën time akademike duke studiuar Drejtësi në UCD dhe m’u dha mundësia të bëj një praktikë me Dillon Eustace dhe më pas në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ku vendosa të anoja drejt Diplomacisë. Aktualisht jam në semestrin e fundit të universitetit dhe anëtar i IEA-s dhe marr pjesë në ngjarjet e tyre dhe përfaqësoj Kosovën.

Duke parë punën diplomatike të nënës sime në Irlandë dhe duke ndjekur gjurmët e saj më bëri të vlerësoja se sa larg kemi arritur të gjithë dhe sa i bekuar kam qenë që jam dëshmitar i etikës së punës dhe forcës që prindërit e mi kanë treguar gjithmonë.

Ishte vetë Fero që publikoi fotot nga ceremonia e martesës me bashkëshorten e tij, por vendosi që të mos i zbulojë identitetin.

Ndërsa një ditë pas ceremonisë, ish-reperi postoi foto krah partneres ku zbulon pjesë nga portreti i saj, ndërsa shihet se bashkëshortja e Feros është zeshkane.

fero

 “Mjaft na shqetësuat”, shkroi Fero krahas imazhit, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.

feronit-shabani-fero-1

Fero ndërkohë i befasoi të gjithë teksa publikoi një foto nga ceremonia e martesës me partneren e tij ku shkroi “I sapomartuar”.

feronit-shabani-fero-3

Kujtojmë se pas ndarjes nga Arbenita, Fero i është përkushtuar fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim.

“Jam i dashuruar, me të thënë të drejtën nuk ma kishte marrë mendja se do dashurohesha kaq shpejt, por jam dashuruar si kurrë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt shqiptar se askush nuk është më romantikë se unë,” u shpreh Fero ndërsa shtoi se: “Tani do ju bëj ‘disse’ për romantizëm”.

Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli, më të ciliën ka edhe një vajzë të quajtur, Nina.

fero arbenita vajza pushime (3)

Kujdestaria e së bijës u kthye në një mollë sherri mes Feros dhe Arbenitës, ndërsa reperi, pretendonte se modelja nuk e lejonte ta takojë.

Pas divorcit reperi publikoi foto të ish-partneres në Dubai me vajzën e tyre dhe një burrë, duke hedhur akuza e duke u shprehur se Arbenita dëshiron jetën e luksit dhe të shesë trupin me pleq, teksa theksoi se lakmia e saj për para, sipas tij, çoi në fundin e marrëdhënies së tyre.

Lexo edhe :  “Humba shikimin në njërin sy,shpërtheu kapsolli”,G Bani kujton si ndodhi shpërthimi fatal

arbenita ismajli

“Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eksorta”, u shpreh reperi në “Glamour Zone”.

arbenita ismajli2

Ndërsa shtoi duke thënë se “nëse duan jetë luksoze, me shit trupin e tyre me pleq nuk duhet të krijojnë familje”, referuar ish-partneres së tij, teksa deklaroi se “nuk më merr mua në qafë, por vajzën”.

fero arbenita vajza pushime (3)

Fero: Kjo botë është e vogël njihet secili. Ka eskorta të hapura dhe të fshehura, zakonisht sepse unë kam pasur shoqe modele shumë, modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Dhe modelet që shkojnë në Dubai shanset janë 100% si eksorta.

Arsyeja pse nisi prishja e marrëdhënies tonë ishte se ajo donte të ishte e lirë, nuk donte të ishte nën kontrollin tim. Kur një femër do që të jetë e lirë, nuk mund të jetë në lidhje.

Më dhimbsej vajza, por ajo donte të shkonte në jahte e vende luksoze, mbas parave, është diçka e kuptueshme.

E donte jetën e luksit, se e kam njohur. Por, duhet që vajzën të mos e merrte vajzën në qafë. Filloi të ndryshoi me mua nga momenti që erdhi në jetë vajza, janë disa femra që e kanë shpirtin aq të zi saqë aktrojnë derisa marrin atë që duan, donte një fëmijë prej meje që të më dëmtonte imazhin. Duhet të zgjidhte para se të bënte vajzën, unë kam pasur oferta nga femrat dhe ajo prej meshkujve, duhet të mendonte se dëmtohet vajza.

Këto vajzat e reja nuk i kuptoj, nëse duan jetë luksoze, me shit trupin e tyre me pleq nuk duhet të krijojnë familje. Mua nuk më merr në qafë, por merr në qafë fëmijën tënd. Këtu shihet dashuria jote për fëmijën, gjithsesi kam dashur të flas hapur, jo vetëm unë i kaloj këto gjëra.

Shpresoj të jem zëri i të gjithë këtyre, nuk dua të flas dhe hera e fundit që flas. Nëse nuk merret masa prej shtetit të Kosovës, lirisht le të vazhdojnë dhe unë do ia lë Zotit, nëse kanë guxim të presin hakmarrje prej Zotit le ta presin. Ajo është narciste, toksike dhe nënë e papërgjegjshme. I them të lutem bëhu më e ndërgjegjshme dhe reflekto pozitivitet që ta shohë vajzën.

arbenita ismajli5

Ish-reperi foli për herë të parë edhe për dhunën ndaj ish-partneres, ngjarje për të cilën qëndroi rreth 1 muaj në burg. Ai theksoi se nuk ka ushtruar dhunë ndaj Arbenitës, por gjithçka ka qenë e inskenuar nga ana e saj.

Fero u shpreh se i kërkoi ta trajtonte si tek filmi erotik ” 50 Shades of Gray” dhe i bëri foto vetes për t’i përdorur në gjykatë kundër tij.

   

Të fundit

“Të hapet dosja e Olldashit”/ Ndocaj: Berisha furnizoi me naftën serbët e Millosheviç

Sali Berisha i shërben interesave antishqiptare prej më shumë se tre dekadash dhe është i lidhur ngushtësisht me to....

Listat e Partisë Demokratike, lista pa kurajo politike

Ervis Iljazaj Të hartosh listat për kandidatë për deputetë të një partie nuk është aspak e lehtë. Është ndoshta nga operacionet politike më të vështira...

SHBA, sensorë që furnizohen me energji nga dheu

Një zgjidhje novatore për të vënë në funksionim një aparaturë nga distanca, përmes përdorimit të proceseve biologjike natyrore si burim energjie, mund t'i ndihmojë...

Rozana sheh njeriun e saj të zemrës në shtëpi, shpërthen në lot

Rozana ishte banorja e radhës që u sfidua nga Vëllai i Madh, kur në shtëpi hyri nipi i saj. Ai u ul në divanin e...

Rama publikon video me bufa, ironizon Berishën: Ja edhe tuneli i fitoreve imagjinare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me disa bufa të vegjël, duke ironizuar kreun demokrat Sali Berisha, ndërsa në sfond dëgjohen deklaratat e...

Lajme të tjera

Web TV