TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma vijon të jetë e aksesueshme, megjithëse me vështirësi dhe shenja të qarta të një bllokimi të pjesshëm. Afati i fundit i vendosur nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), që detyronte kompanitë e internetit të ndalonin plotësisht aksesin deri më 13 mars, është shtyrë për disa ditë.

Sipas burimeve nga AKSK, procesi teknik për bllokimin e plotë do të zgjasë deri në 10 ditë, pasi kërkohen hapa shtesë për ekzekutimin e plotë të masës. Kjo përfshin koordinimin me kompanitë që operojnë shërbimet e internetit dhe zbatimin e procedurave për heqjen e aksesit nga pajisjet mobile.

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut u propozua nga kryeministri Edi Rama pas një ngjarjeje tragjike, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri të nisur në rrjetet sociale. Pas kësaj, qeveria zhvilloi konsultime me 65 mijë prindër dhe mësues, duke e argumentuar mbylljen si një masë për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e dhunshme dhe rreziqet online.

Rihapja e mundshme e TikTok-ut do të varet nga angazhimi i kompanisë për të vendosur filtra dhe masa mbrojtëse që do të kufizojnë përmbajtjet e dëmshme për të rinjtë./e.t

 

 

Të fundit

“Le të ulet çmimi”/ Gjesti bën deklaratën e fortë për Eglin: Nëse hyn në shtëpi e prish…

Rozana dhe Gjesti biseduan mbi qëndrimin e tyre dhe sa gjatë mund të vazhdojnë aty. Gjatë bisedës, Rozana ngriti...

Nis ëndrra drejt Botërorit, lista e Sylvinhos plot risi dhe befasi

Kombëtarja shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shqipëria ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë,...

Studentët “rrethojnë” Vuçiçin! Beogradi nën ethet e protestës

Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për të mirëpritur studentët që po mbërrijnë në kryeqytetin e Serbisë në këmbë...

Rama bën batuta me kandidaten e Gjirokastrës: Ke vënë shumë burra në rresht

Në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, mes të ftuarve ishte edhe Anila Dhimitri, kandidatja e PS në listën e mbyllur të Gjirokastrës. Ajo ka...

Lamtumirë, poeti Grogor Jovani!

Kastriot Kotoni Grigor Jovani u lind më 1 prill 1959 në Jergucat të Gjirokastrës, ku kaloi edhe fëmijërinë e hershme, Ndërsa më pas, jetoi në...

Lajme të tjera

Web TV