Tuneli i Murrizit del në dritë në prag fushate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme u hap Tuneli i Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Pas gjashtë vitesh punime, kjo vepër çon drejt përfundimit gjithë segmentin i cili jo vetëm afron Dibrën me kryeqytetin, por krijon edhe një lidhje të rëndësishme me Maqedoninë e Veriut.

Më pak se dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, Qeveria Shqiptare ka prerë shiritin e Tunelin e Murrizit, pjesën e fundit të Rrugës së Arbrit, e cila lidh Dibrën me Tiranën. Një vepër që ishte nisur si projekt nga Qeveria Berisha arriti të mbyllej pas Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Hapja e tunelit vjen pas një periudhe të gjatë ndërtimi dhe shënon përmbylljen e një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend, i nisur prej shumë kohësh nga qeveria Berisha. Me këtë segment të ri, koha e udhëtimit mes Dibrës dhe Tiranës shkurtohet me rreth tre orë, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen dhe duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës. Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba: një për qarkullimin e automjeteve dhe një tjetër për raste emergjence, i pajisur me 11 hyrje-dalje sigurie. Rruga e Arbrit, me një gjatësi totale prej 74 kilometrash, jo vetëm që afron Dibrën me kryeqytetin, por krijon edhe një lidhje të rëndësishme me veriun e Maqedonisë së Veriut, përfshirë Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin. Me hapjen e Tunelit të Murrizit, kalimi përmes bypass-it të vështirë të Murrizit nuk është më i nevojshëm, duke garantuar një rrugë më të sigurt dhe më të shpejtë për drejtuesit e automjeteve. Në fjalën e saj, ministrja Belinda Balluku e cilësoi këtë projekt si një prej arritjeve më të mëdha të infrastrukturës shqiptare. “Gjithçka është e përfunduar dhe funksionale. Tuneli është ndërtuar me standarde të larta sigurie dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin në këtë aks strategjik,” tha ajo.  Gjatë ceremonisë, banorët e zonës pritën Kryeministrin dhe delegacionin qeveritar me brohoritje dhe dhuruan si simbol një përkrenare të Skënderbeut dhe librin “Historia e Dibrës”. Kryeministri Rama, teksa përshëndeti të pranishmit, u shpreh: “Dibra nuk shpëtoi, Dibrën e shpëtuam ne.” Hapja e kësaj vepre infrastrukturore vjen në një moment të rëndësishëm për qeverinë, teksa vendi po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme, duke e vendosur përfundimin e Rrugës së Arbrit në qendër të vëmendjes publike dhe politike.

Lexo edhe :  Media franceze “EnVols”: Vizitoni Parkun magjik Kombëtar të Dajtit në Shqipëri

Rruga e Qeverisë Berisha

Ruga e Arbërit është një vepër infrastrukturore e nisur nga Qeveria Berisha por që nuk arriti dot të vijonte dot punën duke u inaguruar përfundimisht dje nga Qeveria Rama. në vitin 2023 në zgjedhjet lokale, Berisha nga Dibra dha arsyen se pse nuk arriti ta përfundonte dot Rrugën e Arbërit. Sipas kreut të Partisë Demokratike, ndërtimi i rrugës u pezullua për shkak të problemeve që u përballën me çarjen e tunelit. “Edi Rama e ka urrejtjen për Dibrën sepse ndjehet kushëri me serbët. Nëse do kishte respektin minimal, një rrugë që e inauguroi pesë herë, nuk përfundoi asnjëherë. Rruga e Arbrit ishte shpallur nga qeveria e mëparshme si rruga e dytë e Kombit. Dhe ajo e tillë është, e tillë do jetë. Kurse Edi Rama vazhdon prej 10 vitesh me pesë inaugurime dhe pesë mashtrime. Mund të ketë pasur prej jush që mund të kenë thënë pse e ndërpretë, u them se ajo u ndërpre sepse shpimi i tunelit në Qafë Murriz, aty ku ishte projekti, sipas kompanive më të mira në Europë, ishte i pamundur sepse do dilte dhe dhe ujë. Ne e ndërpremë dhe vendosëm të spostojmë tunelin në kuotën ku na këshilloi kompania e konsulencës. Ne do e kishim mbaruar tre herë atë. Këta shkuan dhe shpuan aty ku na thanë se nuk shpohet. Prandaj tani ecën siç po ecën”,sqaroi Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

Të fundit

BE refuzon mishin shqiptar, shkak, mungesa e sigurisë

Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Europian. Ndonëse prej më shumë se tre dekadash...

Dita Botërore e Konsumatorit/ Siguria ushqimore, sfida që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë edhe këtë vit në Ditën Botërore të Konsumatorit. Kjo si përpjekje për të...

Rama ‘i kthehet’ Luarasit: Mos ma përmend fjalën ‘Berisha’

Në podcastin “Flasim” të Kryeministrit Rama, mes kandidatëve të ftuar ishte edhe Iris Luarasi, e cila është vendosur në listën e mbyllur të Qarkut...

Vuçiç “braktiset” nga forcat e sigurisë/Njësitë policore refuzojnë të rrahin protestuesit

Ndërkohë që protesta e sotme shihet si më problematikja dhe një test i vërtetë për pushtetin e Vuçiç, presidenti serb duket se po përballet...

Nis protesta masive në Beograd (FOTO/VIDEO)

Protesta e madhe e paralajmëruar për të shtunën në Beograd, tashmë ka nisur. Protesta mbahet me kërkesë të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet në...

Lajme të tjera

Web TV