Thirrjet anti-Kosovë në stadiume, ja gjobat e majme që ka paguar federata serbe në UEFA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata e Futbollit e Serbisë ka paguar mbi 2 milionë euro gjoba nga UEFA për shkelje të ndryshme të bëra nga tifozët serbë në stadiume. Këto gjoba janë pasojë e thirrjeve anti-Kosovë, mesazheve diskriminuese dhe trazirave që janë regjistruar vazhdimisht gjatë ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe klubeve serbe.

Vetëm në pesë vitet e fundit, UEFA ka ndarë gjoba prej 703 mijë euro për fyerje dhe diskriminim në tribuna. Njoftimi i Federatës thekson se shikuesit janë paralajmëruar vazhdimisht për pasojat e veprimeve të papërgjegjshme, por megjithatë, incidentet vazhdojnë. Thirrjet anti-Kosovë dhe mesazhet politike janë të pranishme jo vetëm në futboll, por edhe në sporte të tjera si basketbolli. Tifozët serbë shpesh përdorin flamuj dhe banerë me mesazhe si “Kosova është Serbi” dhe “S’ka dorëzim”, duke krijuar një atmosferë tensioni në stadiume.

Një nga rastet më të fundit të gjobave ishte gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ku Federata u dënua me 259 mijë euro për trazira në tribuna. Vetëm për incidentet në Zvicër, gjoba arriti në 119 mijë euro. Federata ka bërë thirrje për të shmangur incidente të reja, veçanërisht para ndeshjeve të rëndësishme, si ajo kundër Austrisë në Vjenë dhe Shqipërisë në Beograd. Shqipëria dhe Serbia janë përsëri në të njëjtin grup në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Ndeshja e parë ndërmjet tyre do të luhet më 7 qershor në Tiranë, ndërsa ndeshja e kthimit më 11 tetor në Beograd./ D.C

Të fundit

Horoskopi ditor, 7 Qershor 2025

Dashi Dite jo vetme bukur, por edhe mjaft e rëndësishme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merrni vendime për...

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut në stadiumin “Arena Kombëtare” për...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Lajme të tjera

Web TV