Rama: Votoni masivisht PS, që më 2030 të keni pasaportën europiane të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë podcastit “Flasim” për rëndësinë e votës masive për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se ky veprim do të çojë në mundësinë e marrjes së pasaportës europiane për çdo shqiptar deri në vitin 2030.

Ai ka shpjeguar se ky hap do të ndihmojë në mbylljen e një historie të turpshme dhe do të mundësojë që shqiptarët të kenë më shumë mundësi për të punuar dhe studiuar në vendet e Bashkimit Europian.

Rama ka shtuar se për të arritur këtë qëllim, PS ka nevojë për një mandat më të fortë se ato të mëparshmet, duke nënvizuar se një votë e bashkuar mund të çojë në realizimin e këtij plani, duke eliminuar diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe përmirësuar mundësitë për lëvizjen e lirë në Europë.

Edi Rama: Ne mund të mbyllim historinë poshtëruese. Mos të na shohin më si dele të zeza. Mos t’i japim llogari një polici në aeroport se pse po hyj në një vend të BE dhe kur do iki. Ne do i sigurojmë çdo shqiptari pasaportën europiane të Shqipërisë. Në pasaportë do të shtohet edhe Bashkimi Europian. Na duhet një mandat më i fortë se 3 mandatet e mëparshme. Me votën e bashkuar, mund të kemi mundësinë që të pajisim çdo shqiptar me pasaportën europiane. Do të jetë më e lehtë për shqiptarët të punojnë dhe të studiojnë në vende të BE-së. Shqipëria do të ketë njerëzit e saj në administratën e Brukselit./kb

 

Të fundit

BE refuzon mishin shqiptar, shkak, mungesa e sigurisë

Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Europian. Ndonëse prej më shumë se tre dekadash...

Dita Botërore e Konsumatorit/ Siguria ushqimore, sfida që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë edhe këtë vit në Ditën Botërore të Konsumatorit. Kjo si përpjekje për të...

Rama ‘i kthehet’ Luarasit: Mos ma përmend fjalën ‘Berisha’

Në podcastin “Flasim” të Kryeministrit Rama, mes kandidatëve të ftuar ishte edhe Iris Luarasi, e cila është vendosur në listën e mbyllur të Qarkut...

Vuçiç “braktiset” nga forcat e sigurisë/Njësitë policore refuzojnë të rrahin protestuesit

Ndërkohë që protesta e sotme shihet si më problematikja dhe një test i vërtetë për pushtetin e Vuçiç, presidenti serb duket se po përballet...

Nis protesta masive në Beograd (FOTO/VIDEO)

Protesta e madhe e paralajmëruar për të shtunën në Beograd, tashmë ka nisur. Protesta mbahet me kërkesë të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet në...

Lajme të tjera

Web TV