Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për shkurtime masive te Agjencia e Mediave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon shkurtime të mëdha në shtatë agjenci federale – përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) e cila mbikëqyr Radion Evropa e Lirë dhe transmetuesit tjerë federalë.

Urdhri i nënshkruar në orët e vona të 14 marsit, shënjestron edhe agjenci që merren me të pastrehët, mosmarrëveshjet në punë dhe zhvillimin e komunitetit.

“Brenda shtatë ditëve prej datës së këtij urdhri, kreu i secilit entitet qeveritar që është renditur [në urdhër] duhet t’ia dorëzojë një raport drejtorit të Zyrës për Menaxhim dhe Buxhet, për të konfirmuar zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe të sqarojë se cilët komponentë apo funksione të njësive qeveritare – nëse ka të tillë – kërkohen me ligj dhe në çfarë shkalle”, është thënë në urdhër.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka komentuar ende urdhrin ekzekutiv.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e SHBA-së për Media Globale është agjenci e pavarur qeveritare e SHBA-së që mbikëqyr media që transmetojnë në pothuajse 50 gjuhë dhe shtrihen te 361 milionë njerëz në baza javore.

Buxheti që ka kërkuar kjo agjenci për vitin fiskal 2025 ka qenë 950 milionë dollarë për t’i financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale.

 

 

Aty përfshihen mediat sikurse Radio Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Kubës (Radio Marti), Rrjeti i Transmetuesit për Lindje të Mesme dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur.

Përgjatë mandatit të parë, Trump – i cili ka marrë një mori vendimesh për t’i zvogëluar shpenzimet qeveritare prej kur ka nisur mandatin e dytë në janar – e ka kritikuar USAGM-in lidhur me pavarësinë editoriale dhe drejtimin që u është dhënë programeve.

Ai i ka përsëritur këto shqetësime edhe pasi ka nisur mandatin e dytë. Mbështetësit e transmetueseve, në anën tjetër, vlerësojnë se ata janë mjet i rëndësishëm i diplomacisë amerikane.

 

 

Përveç USAGM-it, urdhri shënjestrën edhe Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit, Qendrën kërkimore ndërkombëtare Woodrow Wilson në Institutin Smithsonian, Institutin për Shërbime të Muzeut dhe Bibliotekës, Këshillin Ndërinstitucional të Shteteve të Bashkuara për të Pastrehët, Fondin e Institucioneve Financiare për Zhvillimin e Komunitetit, dhe Agjencinë për Zhvillimin e Biznesit të Minoriteteve./ REL/kb

Të fundit

A kishte jetë në Mars? Ky gur thotë po

Këtë herë Roveri Perseverance i NASA-s ka mbledhur një kampion gjeologjik vërtet të jashtëzakonshëm gjatë eksplorimit të Marsit . Në fakt, ai identifikoi...

64 gjene të zbuluara, mund të përcaktojnë se sa shpejt plaket truri

Cilët faktorë përcaktojnë se sa shpejt plaket truri ? Duke përdorur mësimin e makinerive, një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë kanë identifikuar 64 gjene, aktiviteti...

Libri për fundjavën/ “Historia e botës në 63 diktatorë”

Në filmin Diktatori i Madh (1940), Charlie Chaplin u tall me etjen për dominim nëpërmjet personazhit të Adenoid Hynkel, një karikaturë e Adolf Hitlerit . Por realiteti...

Shpërndau video nga protesta kundër Vuçiç, politikani malazez arrestohet në Beograd

Ivan Vukoviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe deputet i parlamentit të asaj partie në Mal të Zi, u arrestua në Beograd. Ai është...

Nuk u grumbullua për ndeshjet, Sylvinho jep lajmin e keq për mbrojtësin e Kombëtares

Tekniku brazilian i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, shpjegoi në një konferencë për mediat listën e publikuar për dy ndeshjet e para Kualifikuese të Botërorit 2026....

Lajme të tjera

Web TV