Nis protesta masive në Beograd (FOTO/VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protesta e madhe e paralajmëruar për të shtunën në Beograd, tashmë ka nisur. Protesta mbahet me kërkesë të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet në këtë shtet që tre muaj e gjysmë, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 15 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Raportohet se në Bulevardin “Mbreti Aleksandar”, afër Parlamentit të Serbisë, janë mbledhur dhjetëra mijëra njerëz.

Mediat në Serbi raportojnë se kjo zonë është e mbyllur për trafik.

Ndërkaq, gjatë tërë ditës, por edhe nga mbrëmë, janë parë turma të mëdha njerëzish që përshkonin rrugët që çojnë në Beograd.

  

Ata në duar po mbajnë flamuj të fakulteteve, flamuj të Serbisë, por edhe simbole të qyteteve prej nga janë.

Protesta po mbahet kundër regjimit të Vuçiqit, dhe gjithçka ka nisur nga rrëzimi i një mburoje betoni në stacionin e trenit në Novi Sad fundvitin e kaluar, ku mbetën të vdekur 15 persona. /Klankosova.tv

/e.t

 

Të fundit

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit, turistë e emigrantë drejt Shqipërisë

Frekuentimi i linjave të trageteve në Portin e Durrësit ka shënuar rritje të ndjeshme këtë verë, krahasuar me vitet...

Në një botë më të nxehtë, duhet të kapërcejmë frikën nga hijet

Nga Sam Bloch Kur indeksi i nxehtësisë arriti 105 gradë Fahrenheit një fundjavë në fund të qershorit, unë dhe fëmija im i vogël ishim në...

Me pranga në duar/ Gjermani, i riu shqiptar arratiset gjatë transportit të të burgosurve

Një 23-vjeçar shqiptar në Gjermani ka arritur që të arratiset gjatë transportit të të burgosurve në Baden. Sipas medias gjermane, Badener Tagblatt, i riu, në...

Vit pas viti

Nga Artan Shkreli … Polonia gjate luftës humbi gati 40% të trashëgimisë arkitekturore dhe vetem Varshava u shkatërrua mbi 85%. Krenaria e polakëve për trashëgiminë e tyre...

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton kandidatët e mbetur për fazën e radhës së testimit

SPAK ka njoftuar shtatë kandidatët e mbetur në garë për fazën tjetër të testimit. Siç bëjnë me dije burimet e gazetares së Top Channel Anila...

Lajme të tjera

Web TV