‘Xhaminë donin ta bënin me pallat dhe supermarket’/ Rama sqaron prapaskenat e Namazgjasë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij maratonë, gjatë momentit kur ishte e ftuar një nga kandidatët e komunitetit musliman, Edlira Dyrmishi. Dyrmishi ka hapur bisedën mbi çështjen e xhamisë së Namazgjasë.

Pjesë e bisedës:

Rama: Xhaminë e Namazgjasë e bëri Partia Demokratike? Është më e thellë se kaq apo jo?

Dyrmishi: Unë kam qenë kur e ka inauguruar dhe Partia Demokratike. Të rrimë shtrëmbër të flasim drejtë. Pyetja ishte, a është politike kjo xhami? Unë them që politike ishte vonesa e hapjes dhe merita i takon Kryeministit. Nuk kisha qëllim të hedh një shashkë.

Rama: Këtu ne me politikë merremi. Po flasim për fakte, sipas meje. Namazgjaja u bë, mjet këmbimi. U dha Namazgjaja për xhami dhe u kërkua të bëhej pallat dhe supermarket bashkë me xhami. Jo një xhami në kushtet që është sot. Dhe dihet se kush do bënte pallatin dhe supermarketin dhe kush do bënte xhaminë. Xhamia ishte e bllokuar. Fati e desh që në atë kohë. Dhe u dha Namazgjaja si reagim ndaj ndërtimit të xhamisë te Pallati i Kulturës që ishte një superprojekt dhe aty u këput filmi PD-së se aty iku në opozitë. Kur kam ardhur unë, kam thënë ky projekt nuk bëhet dhe kjo do të jetë vetëm xhami. Jo e afaristëve dhe e komunitetit. Xhamia nuk mund të jetë si shtesë dhe supermarket. Këtë i kam thënë dhe Kryeministrit të Turqisë./E.T

Të fundit

Operacion i madh anti-drogë në Kosovë, arrestohen 22 persona, bastisje në disa lokacione

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se pas një hetimi disamujor, ka arritur të arrestojë 22...

Cristian Shpendi drejt Serisë A, mësohen tre klubet e interesuara

E ardhmja e Cristian Shpendit është shumë pranë një hapi të madh, kalimit në Serie A. Sulmuesi i Kombëtares i cili spikati këtë sezon...

Ilir Meta dyshon se PD e preu në besë! Dalin llogaritë e votave, kush ia hodhi?

Një kërkesë, si një krizë besimi të Partisë së Lirisë drejt Partisë Demokratike, drejtuese e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 11 majit mbërriti të...

Qeveria mbështet Mira Muratin, “Thinking Machines Lab” merr 10 mln euro nga Shqipëria

Qeveria shqiptare ka miratuar bashkë-financimin e startup-it “Thinking Machines Lab”, të themeluar nga Mira Murati, me një fond prej 10 milionë dollarësh. Sipas qeverisë,...

Nis regjistrimi në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës, fluksi shkakton probleme

Bashkia e Tiranës ka hapur të hënën procesin e regjistrimit të fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të qytetit, si dhe kalimin e tyre...

Lajme të tjera

Web TV