Kanceri po përhapet më shumë tek të rinjtë/ Mjekët: Kequshqyerja dhe stili i jetesës….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Të rinjtë po përballen me rritjen e tumoreve. Ne vitet e fundit rastet më të shumta po shfaqen në moshat 18 deri ne 50 vjeç. Shkaku kryesor sipas mjekeve janë kequshqyerja dhe stili i jetesës, ndërsa nuk përjashtohet faktori gjenetik. Bluzat e bardha bëjnë thirrje për rritjen e kujdesit në ushqyerje, duke reduktuar konsumin e ushqimeve të përpunuara”

Tumoret po shtojnë rastet e reja të diagnostikuar me kancer tek të rinjtë. Sipas bluzave të bardha nga viti në vit numri ka ardhur në rritje, ndërsa shqetësuese mbetet ulja e moshës së të prekurve nën 50 vjeç.

Edhe pse raste të rralla, mjekët tregojnë se sëmundjet tumorale i kanë hasur edhe tek 18-vjeçarët.

“Shumë shqetësues është fakti që numri i rasteve të reja me kancer është duke u rritur tek të rinjtë dhe kryesisht këtu i referohem një grupmoshe nga 18 në 50 vjeç. Ndoshta duke veçuar grupmoshën nga 30 në 50 vjeç me rastet më të shpeshta me kancer”, pohoi ajo.

Kequshqyerja dhe stilin e jetesës rendisin ndër faktorët kryesor ndikues, pas atij gjenetik.

“Është e rëndësishme të përmenden disa nga faktorët e riskut më të shpeshtë siç mund të jetë duhan pirja, alkooli apo të afrohemi në një dietë më të shëndetshme siç mund të jetë heqja dorë nga ushqimet e përpunuara. Ekspozimi ndaj këtyre ushqimeve në moshë të re mund të ndikojë në shfaqjen e hershme të kancerit në një moshë më vonë tek fëmijët kur të jenë adult për shfaqjen e tumoreve”, theksoi ajo.

Sipas mjekes onkologe, Klejda Mati përqindja më e madhe e rasteve të diagnostikuar me tumore në moshën e re, vjen si pasojë e stilit të jetesës, ndaj theksin e vendos në kontrollet e hershme rutinë tek mjeku i familjes.

Lexo edhe :  Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

“Në përgjithësi komponenti gjenetik është në 20% të të rinjve të diagnostikuar me kancer dhe 80% është për shkak të komponentëve të stilit të jetesës. Duke shtuar këtu edhe faktorë që vijnë për shkak të mos depistimit apo të neglizhencës e bëjnë edhe më të vështirë trajtimin për shkak të stadit të avancuat në diagnostikim”, tha ajo/     S,M

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV