Nënë Tereza: Dora që shtrihet për lutje nuk pështyhet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Albert Vataj

Kur Nënë Tereza drejtonte misionin e saj humanitar me qendër në Kalkuta, Indi, e shoqëruar me një nga motrat e shërbestarisë, i drejtohet për ndihmë një sipërmarrësi të fuqishëm indian, njeri shumë i pasur, por me përvoja jopremtuese humaniteti.

Misioni i saj ishte në vështirësi, duhej një dorë bujare që ta nxirrte nga ku kishte rënë. Fëmijët dhe jo vetëm, që kishin nevojë për ndihmë shtoheshin nga dita në ditë. Misioni i mëshirës me gjithë përpjekjet për të menaxhuar mundësitë financiare, ai shpesh gjendej në situata krize.
Ndon se ishte paralajmëruar, se nuk do të arrinte të siguronte ndonjë mbështetje nga ky sipërmarrës, Nënë Tereza arrin të sigurojë një takim me të.

Pas një hyrje dhe përulësie të stolisur me fjalë të përshpirtshme dhe lutëse, Nënë Tereza i zgjatë dorën për ndihmë sipërmarrësit, ai e pështyn dorën e saj me përçmim dhe neveri. Nënë Tereza, mbledh dorën e pështyrë grusht, duke e afruar pranë gjoksit, dhe ashtu paqësisht i thëtë:
-Kjo ishte ajo që kishe ti për mua.

Duke i drejtuar dorën tjetër me përulësi dhe përkorje, ajo shton:
-Kjo është dora që lutet për gjithë ato njerëz që vuajnë, që lëngojnë, ata që kanë nevojë për ndihmë.

Sipërmarrësi i befasuar nga kjo tolerancë dhe urtësi e kësaj gruaje plakë, arrin të nënshtrohet vullnetit të lartë të mëshirës duke puthur dorën e shenjtores shqiptare dhe duke akorduar një shumë të konsiderueshme në mbështetje të misionit humanitar, “Nënë Tereza”.
Ja çfarë arrin përulësia e mëshirës dhe vullneti i lartë i besimit.
Shenjtëruar qofsh në jetë të jetëve Nëna Terez!/k.k

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV