“Hoti është ndarë kur u nda Shqipëria”, vrasja e Isa Boletinit në Urën e Ribnices!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Tirana drejt Shkodrës. Dhe përtej. Këtë herë do të shkojmë drejt kufirit me Malin e Zi, që e ndan Hotin e banuar me shqiptarë, në dy pjesë, në Hotin e Shqipërisë dhe në Hotin e Malit të Zi. Vija kufitare e vendosur nga Fuqitë e Mëdha, ka ndarë hotjanët duke i lënë familjet dhe pronat, tokat e gjithçka tjetër, në dy shtete.

Vendkalimi i Hanit të Hotit gjendet në rrethin e Malësisë së Madhe dhe ndodhet në rrugën që lidh Shkodrën me Tuzin dhe Podgoricën. Është hapur në vitet ’80 si rezultat i përmirësimit të marrëdhënieve Shqipëri – Jugosllavi dhe ishte i vetmi komunikim me Jugosllavinë pas shumë kohesh të izolimit total. Tani është një nga pikat kufitare të Shqipërisë me Malin e Zi.

Pike kalimi i Hanit të Hotit është shumë i rëndësishëm jo thjeshtë për dy shtetet, por ka një domethënie të madhe rajonale.  Edhe vetë projekti i Doganës së Hanit të Hotit ishte pjesë e projektit të zhvillimit të tregtisë rajonale dhe përfshinte ndërtimin e terminalit doganor dhe rikonstruksionin e pikës së kalimit doganor, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës për të arritur në nivelin e zonës Schengen.

Ky korridor do të jetë shtylla e rrjetit kryesor të transportit rajonal që lidh Ballkanin Perëndimor me rrjetin e transportit të BE-së. Zëvendëskryeministrja Belinka Balluku, njëkohësisht ministre e infrastrukturës, ka konfirmuar marrëveshjen me BERZH-in, për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani I Hotit.

Dogana e Hanit te Hotit u inaugurua ne gusht të vitit 2018. Tashmë vlerësohet si pikë e kategorisë së pare sepse shërben si urë kalimi për mallrat në disa shtete të Ballkanit. Luan gjithashtu një rol thelbësor në autostradën adriatiko-joniane, apo Korridori Blu që duhet të kalojë gjatë bregut lindor të deteve Adriatik dhe Jon, duke u shtrirë në bregun perëndimor të Ballkanit, dhe që kalon përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë./k.k

Të fundit

Rritet numri i vizitorëve në hotele në janar, kryesojnë italianët

Strukturat akomoduese pritën më shumë vizitorë të huaj gjatë muajit janar të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot raportin...

“Gjesti do marrë urdhër mbrojtje, nëse ajo…”/ Juristja habit me deklaratën!

E ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharka ishte Mardiola Baco për të komentuar rikthimin e Eglit në “Big Brother VIP 4”...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë kërdinë në këtë vend

Shirat e rrëmbyeshëm në Spanjë u shkaktuan nga stuhia Laurence të hënën, kryesisht në Andaluzi, ku lumenjtë u derdhën dhe rrugët dhe linjat hekurudhore u...

Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që...

“Humba fëmijën tim të vetëm”, babai në lot pas tragjedisë në Koçan: Jam i vdekur

Dragi Stojanov është në mesin e prindërve që humbën fëmijët në tragjedinë e Koçanit. Ai humbi fëmijën e tij të vetëm në zjarr. “Më lejoni t’ju...

Lajme të tjera

Web TV