Rebelimi i Dashnor Sulës duket se po jep rezultat. Partia Demokratike ka liruar një vend në listë të hapur për qarkun e Elbasanit, kur na ndajnë vetëm pak orë nga afati përfundimtar për dorëzimin e listave të korrigjuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Renato Kumrija, kandidati për Cerrikun, është përjashtuar nga lista, që sic thotë ai pa asnjë shpjegim nga sekretari i përgjitshëm Flamur Noka, duke hedhur hije dyshimi për një marrëveshje për të vendosur dikë tjetër në listë.
“Ju vë në dijeni që më ka thirrur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili më ka komunikuar se unë nuk do jem në listë si kandidat për deputet. Arsyeja është e thjeshtë, pasi duhet t’ia lënë vendin dikujt tjetër, ndërsa kanë lënë në listë kandidatë me shumë më pak mbështetje nga primaret. A mos vallë ka pazare apo negociata përgjatë natës së fundit të afatit për t’u regjistruar nga KQZ, këtë e di vetëm Flamur Noka”, tha kandidati i PD-së për deputet, Renati Kumrije.
Burime për Abc News mësojnë se pas largimit nga Lapaj, ka patur negociata për një vend në listën e hapur të Partisë Demokratike mes Sulës dhe njerëzve pranë Berishës. Deri në këto momente nuk konfirmohet një dakortësi mes palëve.
Mësohet se ngërçi nuk qëndron tek Kumrija por tek një tjetër emër, Mustafa Pashja, që është aktualisht kandidat për deputet i Peqinit.
Pashja mori 216 vota ne primaret për Peqinin, duke e lenë Dashnor Sulen me vetëm 70 vota./k.k