Spiropali mesazh deputetëve që mbetën jashtë listave: Do më mungoni shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot seancën e fundit përpara zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa shumë prej ligjvënësve të kësaj legjislature (2021-2025) nuk do të jenë në Parlamentin e ri që do të dalë nga zgjedhjet e pas 2 muajve.

Kjo duket se ka mallëngjyer kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila në fjalën e saj shprehur falenderime për deputetët.

Falenderoj ish Kryetaren, znj. Lindita Nikolla, për drejtimin me përkushtim, kompetencë e integritet të Kuvendit gjatë tre viteve të legjislaturës.

Falenderoj zëvendëskryetarët e Kuvendit Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Enkelejd Alibeaj dhe Agron Gjekmarkaj, kryetarët e grupeve parlamentare dhe të komisioneve të përhershme, të posaçme e hetimore të Kuvendit, për përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre.

Falenderoj të gjithë ju, për kontributin në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë në shërbim të qytetarëve.

Atyre që do të rizgjidhen në legjislaturën e re, u uroj suksese në vazhdimin e karrierës parlamentare.

Për ju, të dashura kolege e kolegë që nuk keni dëshiruar të vijoni karrierën parlamentare si edhe për ju që nuk do të mund të rizgjidheni, ju uroj nga zemra mbarësi dhe vijim të shërbimit tuaj ndaj Shqipërisë, në detyra të tjera.

Ju keni shërbyer me përkushtim në Kuvendin e Shqipërisë dhe do i mungoni komisioneve dhe kësaj salle”, tha Spiropali./   S,M

Të fundit

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 99 lekë në blerje dhe 99.7 lekë në shitje. Dollari...

Media britanike ‘Express’: Shqipëria, vendi i bukur europian ku po vërshojnë turistët

Vendi i vogël ballkanik, Shqipëria, po shndërrohet shumë shpejt në një destinacion popullor për vizitorët britanikë pasi vendet kryesore si Spanja po bëhen më...

Në Kinë të lumtur për mbylljen e Zërit të Amerikës: Faleminderit shoku Trump

Një influencer nacionalist e quajti atë “vërtetë shpërblyese.” Një tjetër tha se po qeshte me të madhe. Dhe një editorial i medias shtetërore përshëndeti...

Turizmi e nis mbarë, net-qëndrimet e të huajve rriten me rreth 50%, kryesojnë italianët

Turizmi ka nisur mbarë në muajin e parë të vitit ku të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje të vizitorëve të huaj në strukturat...

Parashikimi i motit për sot, 18 mars 20254

Si pasojë e prezencës së një qendre të presionit të ulët atmosferik e vendosur përkatësisht mbi Ballkan, territori shqiptar do të vijojë nën ndikimin...

Lajme të tjera

Web TV