Pse disa njerëz nuk e kontrollojnë të folurën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Na ka ndodhur thuajse të gjithëve që të jemi në mbledhje ose me një grup të madh njerëzish dhe ka qenë përherë njëri që ka udhëhequr, duke mbajtur gjallë bisedën. Kjo patjetër është gjë e mirë, deri në momentin që bëhet tejet intensiv dhe nuk u lë radhë të tjerëve. Po pse disa njerëz nuk arrijnë ta kontrollojnë të folurën?

Ka disa arsye për këtë. Disa njerëz kanë lindur të tillë, pra pak llafazanë… Të tjerë janë njerëz të pavëmendshëm, nuk kanë fokus dhe nuk arrijnë të kuptojnë çekuilibrin mes të folurit dhe të dëgjuarit. Arsye të tjera sipas ekspertëve janë si më poshtë, nga të cilat mund të mësoni dhe patjetër të menaxhoni të folurën e tepruar.

-Ristrukturimi i mjedisit social

Grupet prej më shumë se 6 personash nuk janë favorizuese. Duhet ta ripozicionojmë veten në një grup më të vogël njerëzish, ku të gjithë angazhohen njësoj. Kjo sepse grupet shoqërore nuk janë mbledhje apo klasa, dhe absolutisht vëmendja s’duhet marrë me zor në çdo rast!

-Qëndrimi tematik

Duhet të identifikojmë qartë temën dhe t’i përgjigjemi. Por argumenti duhet të jetë sa më i shkurtër dhe pa “shtuar shumë ujëra”. Nëse e kapni veten duke devijuar në tema të tjera, më mirë bëni një pauzë dhe rifillojeni më vonë bisedën.

-Statusi social

Një arsye pse mund të teprohet me të folurën çuditërisht lidhet edhe me statusin social, sepse disa njerëz këtë gjë e perceptojnë në mënyrë krejtësisht të gabuar. Flasin për veten sikur janë ekspertë, qoftë edhe për shkak të disa eksperiencave më shumë.

-Problemi kryesor nuk lidhet me “sa kohë jeni duke folur”, por sa “shumë gjëra po thoni njëherësh”.

Lexo edhe :  “Dikush nga e kaluara mund të rishfaqet”, parashikimi i yjeve për fundjavën

Pra, duhet bërë dallimi mes ideve dhe fjalive sipërfaqësore. Sa më pak të përsërisim, aq më interesante bëhet biseda. Shumë informacion, bën që njerëzit edhe të mërziten.

-Ndonjëherë është më mirë të mos thuash asgjë!

Në shoqërinë e sotme, shumë njerëz tundin kokën në shenjë dakordësie për ta inkurajuar atë që flet. Por jo gjithmonë! Herë ka psherëtima, ose shmangie shikimi që pasohet me një ndërprerje që eskalon në debat më vonë. Është shumë e thjeshtë për të mos shkuar në këtë pikë! Mjafton që secili të kuptojë gjuhën e trupit të personit përballë që në sinjalet e para.

-Të jesh i drejtpërdrejtë!

Kjo cilësi “shkurton” kohë! Njerëzit që zgjedhin t’i thonë gjërat hapur, janë gjithmonë më tërheqës dhe nuk zgjaten shumë. Duke u munduar të jemi herë diplomatikë ose shumë të sjellshëm, në fakt na ndodh të stërzgjatemi për të dalë në një konkluzion apo qoftë për të shtruar një pyetje./    S,M

Të fundit

Begaj pret ministrat kroatë të Mbrojtjes: E ardhmja e Ballkanit, prioritet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić. Marrëdhëniet...

Kafsha 800 kg që ndihmon policët të kapin kriminelët në çdo skutë

Në qytetin e vogël Soure, në ishullin Marajó të Brazilit, policia ushtarake ka gjetur një mënyrë unike për të patrulluar rrugët dhe zonat e...

Sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi paraqitet në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi sapo është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Dokushi do të pyetet nga [prokurorët e posaçëm...

“Hollywood” kundërshton lehtësimin e rregulloreve të Inteligjencës Artificiale

Më shumë se 400 emra të famshëm, përfshirë aktorë, regjisorë dhe skenaristë të Hollywood-it, i kërkuan qeverisë të mos zbusë ligjet në fushën e...

Homazhet për babain e Thaçit/ Spiropali: Lamtumirë atit të atit të pavarësisë së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ishte sot e pranishmë në homazhet që po zhvillohen për ndarjen nga jeta të babait të e Hashim...

Lajme të tjera

Web TV