Turizmi ka nisur mbarë në muajin e parë të vitit ku të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje të vizitorëve të huaj në strukturat akomoduese e për rrjedhojë edhe rritje të netqëndrimeve.
Instituti i Statistikave publikoi rezultatet mbi strukturat akomoduese në janar ku rezulton se vizitorët gjithsej u rritën me 26,9 %, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 41,0 % dhe rezidentë 12,1 %.